Home KRYESORE Kush është 8 vjeçari Marin Shehaj, që u trajnua dhe u diplomua...

Kush është 8 vjeçari Marin Shehaj, që u trajnua dhe u diplomua nga futbollisti i njohur Ruud Gullit!

Nga Eglantina Alliaj

Është vetëm tetë vjeç, por talenti e ka bërë të shkëlqejë në futboll në një vend si Hollanda. Angazhimi i tij  i parë ka filluar që në moshën  5 vjeçare. Shumë herët u zbulua si një talent i veçantë në futboll ku me shumë vullnet sipas trajnerëve mendohet të ketë një të ardhme të ndritur. Po flasim për tetëveçarin Marin Shehaj, i lindur në Prill 2011, por që jetojn prej vitesh ne shtetin holandez së bashku me familjen e tij.

Me një shpirt luftarak dhe vullentin që e karakterizon, Marin Shehaj arrij të dal shkëlqyer në çdo betejë dhe në çdo ndeshje. Momentalisht 8 vjeçari Marin Shehaj është i angazhuar në ekipin e Roermond në Hollandë, në skuadren e para të rinjve. Marini luan momentalisht në pozicionin e organizatorit në mesfushë, ndërsa më herët ka qenë në rolin e sulmuesit. Indicja jonë për të shkruar për talentin 8 vjeçar nisi nga një foto me futbollistin e njohur Ruud Gullit.

Duke biseduar me prinderit e Marinit, ata na treguan se angazhimi i tij  i parë ka filluar që në moshën 5 vjeçare, dhe se këtë verë u trajnua dhe u diplomua nga futbollisti i njohur Ruud Gullit, një ëndërr për çdo futbollist kjo, por që Marini e arrin falë talentit, përkushtimit dhe vullnetit. Marini është zbuluar si një talent i veçantë në futboll, dhe sipas trajnerëve  mendohet të ketë një të ardhme të ndritur.

Share: