Home KRYESORE Nga cikli ‘Zikzaket e vetes! Nga Capajev Gjokutaj

Nga cikli ‘Zikzaket e vetes! Nga Capajev Gjokutaj

U ndeshëm rastesisht në rrugë. Vite pa u parë, ndaj e ftova të pinim një kafe, thjesht për t’u çmallur.

U ndamë pas 20 minutash. Gjithë kohën foli e s’më la radhë. Nuk fliste për gjëra të përbashkëta, kujtime të së shkuarës, kënaqësi dhe halle të moshës e të tjera gjëra me interes reciprok.

Gjithë kohën përsëriste se ishte goxha mirë, kishte vilë, makinë, një minimarket ku kalonte ditën , ca aksione në një fond krediti e të tjera gjëra të kësaj natyre.

Si u ndamë më zukaste akoma në vesh fraza ‘jam mirë, goxha mirë’. Po a është vertetë, nënqesha me ironi. Se është tjetër të kesh e tjetër të jesh.

Pa shijuar mirë kënaqësinë që më solli kundërvenia ‘të kesh a të jesh’, vetja ma priti me shpoti: u bëre xheloz zotrote se s’je më i barabartë me shokun e rinisë, ka ecur para dhe s’të vjen mirë të pranosh deshtimet e tua🤡

Dynja e ngatërruar apo shyqyr që është e ngatërruar dhe të mundëson dhe vlerësim dhe kritikë, dhe luftë dhe paqe me veten🤠

( Nga cikli ‘Zikzaket e vetes’ )

Share: