Home KRYESORE Ngritja e SPAK, kreu i KLP: Po finalizohet, por do të diskutojmë…

Ngritja e SPAK, kreu i KLP: Po finalizohet, por do të diskutojmë…

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka folur në lidhje me procesin e ngritjes së SPAK.

Gjatë një interviste televizive, Ibrahimi është shprehur se ngritja e SPAK është në proceset e fundit, ndërsa tregoi se tashmë në garë janë 15 kandidatë.

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë theksoi se në ditët në vijim do të diskutohet se cili do jetë numri minimal që mund të ngremë SPAK

“Ne kemi diskutuar dhe më herët që numri mund të jetë dhe më i pakët. Këtë sezon shpresojmë ta finalizojmë me SPAK. Ne do diskutojmë se cili do jetë numri minimal që mund të ngremë SPAK. Ne sot nisim sezonin e ri të punës të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Padyshim që në fillim të këtij sezoni shpresojmë të finalizojmë procesin afatgjatë të ndërtimit të Prokurorisë së Posaçme. Ne në këtë moment, nga ai grup prej 15 prokurorësh që kemi përzgjedhur si kandidatë për në SPAK presim verifikimin e kushtit të fundit që është kalimi prej tyre i procesit të vettingut. 5 prej tyre e kanë kaluar plotësisht dhe mund të emërohen çdo çast nga ana jonë, sidoqoftë ne presim një numër të arsyeshëm. Se çfarë është ky numër i arsyeshëm do të jetë vendim i Këshillit”, tha Ibrahimi. Opinion.al E.Xh.

Share: