Home KRYESORE Sulm me armë në SHBA, humbin jetën 5 persona

Sulm me armë në SHBA, humbin jetën 5 persona

5 të vdekur dhe shumë të plagosur është bilanci i njësulmi të armatosur në Teksas të SHBA-së. Ky është sulmi i dytë i armatosur që ndodh në këtë vend në vetëm një muaj.

Personi i parë i qëlluar ka qenë një efektiv policie, i cili ka ndalur makinën e autorit midis Mildlandit dhe Odessës.

Më pas autori i dyshuar nisi të qëllonte me armë drejt drejtuesve të makinave dhe kalimtarëve të tjerë.

Autori i ngjarjes braktisi makinën e tij dhe arriti të vidhte një kamion përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.

Sipas policisë autori i dyshuar i kësaj ngjarje ishte një 30-vjeçar, por motivet për të cilat ai sulmoi me armë mbeten ende të paqarta.

Vetëm 4 javë më parë Teksasi u trondit sërish nga një sulm i armatosur, në El Paso, ku mbetën të vdekur 22 persona.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Presidenti i SHBA,-së Donald Trump, i cili u shpreh në një postim në Twitter se po informohej rreth çdo zhvillimi./Opinion.al/

Share: