Home KRYESORE Aksidenti në rrugën Tiranë-Elbasan, humb jetën vëllai i deputetes së PS

Aksidenti në rrugën Tiranë-Elbasan, humb jetën vëllai i deputetes së PS

Një aksident i rëndë ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Mësohet se një automjet është përplasur me një kamion dhe më pas u përfshi nga zjarri.

Nga të dhënat, bëhet me dije se viktima është Elton Maçolli 42-vjeç, vëllai i deputetes së PS-së Blerina Gjylameti.

Muçolli ishte ushtarak dhe punonte pranë bazës ajrore te Farkës. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar,ndërkohë një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al E.Xh.

Ps: Ngushellime te sinqerta deputetes Blerina Gjylameti dhe familjes

Share: