Home Gjeo-Ekonomia Biznesmeni i njohur leter shoqatave te biznesit: Jemi te shqetesuar, duhet te...

Biznesmeni i njohur leter shoqatave te biznesit: Jemi te shqetesuar, duhet te behemi bashke per te shpetuar biznesin!

Te nderuar Kryetare te Shoqatave te biznesit, konfederata apo dhoma tregtie!

nga Nikollaq Neranxi

Shoqata per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise, po ndjek me shqetesim situaten ekonomike e cila shkon cdo vit ne perkeqesim! Bizneset gjithashtu po perjetojne dite te veshtira! Shume biznese kane falimentuar edhe pse kishin rreth dy dekada ne treg! Renia e konsumit dhe politikat fiskale masakruese te pushtetit socialist, kane sjelle nje kolaps ekonomik te papare as ne ditet me te keqija te ketij vendi, madje as ne 97-en! Ne keto kushte, ne si shoqate kemi bere nje plan se si te dalin nga kjo gjendje dhe te shpetojme aktivitetet e mbetura qe po mbahen me shume sakrifica.

Masa e pare eshte kerkesa qe i kemi bere ERE per uljen e cmimit te energjise dhe gazit dhe per permiresimin e sherbimit. Letren e keni me poshte. Nese edhe ju jeni dakord, ju ftoj ti bashkoheni kesaj nisme dhe te beni te njejten gje! Faleminderit!

Kërkesë

Drejtuar Entit Rregullator të Energjisë (ERE)

Të nderuar anëtarë të Bordit të Komisionerëve të ERE. Ju shkruajmë në emër të Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë. Kjo shoqatë është regjistruar në Gjykatë që në vitin 1998 dhe që atëherë ushtron veprimtarinë e saj, në mbrojtje të interesave të tregëtarëve të vegjël, të mesëm si dhe të biznesit të madh.

Shoqata ka veprimtari të zgjeruar në të gjithë vendin dhe në anëtarësinë e saj prej 12000 vetash, ka tregtarë të vegjël dhe të mëdhenj. Shoqata gëzon dhe disponon tagrat ligjorë për të qenë subjekt që studion dhe ndjek në vazhdimësi politikat sociale, edukuese dhe ndëshkuese që merr shteti apo edhe sipërmarrjet private në drejtim të tyre si dhe në cënim të interesave të tyre. Legjitimimi mbështetet në nenin 46 të Kushtetutës.

Ju bëjmë me dije se nga ankesat dhe problemet e shumta që kanë ngritur anëtarët tanë të Shoqatës në rreth 4 vitet e fundit, ai që spikat më së shummti ka të bëjë me çmimin e lartë të energjisë elektrike dhe gazit. Ndërkohë që në çdo vend të përparuar të botës, çmimi i energjisë elektrike apo gazit është më i ulët për bizneset, se sa për familjarët, tek ne është e kundërta. Kjo ka bërë që gjatë këtyre viteve ku çmimi i energjisë është rritur, shumë biznese kanë falimentuar duke mos përballuar faturat e kripura të energjisë dhe gazit. Nga ana tjetër, duke u rritur kaq shumë shpenzimet, tregtarët kanë nxjerrë në treg produkte me çmime të larta, të papërballueshme nga konsumatori shqiptar.

Në këto kushte, në mënyrë që të vijojmë punën, të mbajmë punëtorët, të ulim çmimet e produkteve dhe të mos falimentojmë, gjë që nuk i shërben as shtetit pasi ne jemi taksapagues, kërkojmë nga ju që të na ndihmoni me uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe të gazit, për biznesin në tërësi.

Gjithashtu ju bëjmë me dije ju, si garant i mbrojtjes së konsumatorëve nga abuzimet e kompanive të shpërndarjes, se biznesi po pëson dëme të mëdha nga energjia elektrike e cila nuk vjen ashtu si duhet, ka luhatje të mëdha tensioni dhe po shkatërrohen pajisje dhe makineri. Edhe proçeset gjyqësore nuk zgjidhin ndonjë gjë sepse përveç që zvarriten pa fund, për hir të së vërtetës, të paktën deri tani, duhet thënë se ka patur një tendencë për të mbrojtur në çdo rast OSHEE dhe jo biznesin e dëmtuar nga produkti i tyre i cili na shitet jashtë parametrave shpesh herë.

Ne si biznesmenë dhe tregtarë, ju shohim ju si institucion, si avokatët e vetëm që mund të na zgjidhni këto probleme kaq serioze në punën tonë. Për diskutimin mbi uljen e tarifave, do të ishte kënaqësi që ditën që do ta merrnit në shqyrtim kërkesën tonë, të ftonit një përfaqësi nga Shoqata jonë që ta diskutojmë së bashku dhe t’ju japim informacione të tjera më të detajara për të arritur në një përfundim racional dhe të drejtë për të dyja palët. Duke ju falenderuar paraprakisht, shprehim besimin se do ta shikoni me prioritet kërkesën tonë!

Me respekt Nikollaq Neranxi

Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë

Share: