Home KRYESORE Dosja e bujshme e “Jalës”, jep dorëheqjen drejtoresha e Kadastrës në Vlorë...

Dosja e bujshme e “Jalës”, jep dorëheqjen drejtoresha e Kadastrës në Vlorë (Largimi i 3-ta brenda pak kohësh)

Pa mbushur akoma një muaj që nga marrja e detyrës ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së Kadastrës në Vlorë, Elona Hodaj.

Ajo qëndroi në këtë detyrë vetëm disa ditë ndërsa kishte zëvendësuar Alteo Nazërajn. Dyshohet paraparkisht se shkak është bërë dosja e shumëpërfolur mbi pronat në Jalë.

Mësohet se bashkë me Hodajn ka dhënë dorëheqjen edhe zëvendësi i saj Krenar Xhemali.

Kjo është dorëheqja e tretë që vjen në një hark të shkuertër kohor.

Lajm në përditësim…/FaxNews.al

Share: