Home KRYESORE “Mami po vdes…” mesazhi rrëqethës i vajzës brenda kamionit me 39 viktima

“Mami po vdes…” mesazhi rrëqethës i vajzës brenda kamionit me 39 viktima

Të paktën 3 nga 39 viktimat e gjetura në një kamion në Eseks të Mbretërisë së Bashkuar dyshohet se janë nga Vietnami pasi të afërm të tyre janë shqetësuar pasi nuk kanë dëgjuar më nga ata.

Pham Thi Tra My, 26 vjeç, është zhdukur pasi dërgoi mesazhin e fundit të martën duke thënë se nuk mund të merrte frymë.

Vëllai i saj ka thënë se ajo kishte paguar 30,000 paund disa kontrabandistëve dhe vendndodhja e saj e fundit e njohur kishte qenë Belgjika.

Pham Thi Tra My i dërgoi nënës së saj një seri mesazhesh shqetësuese duke i thënë asaj se “e donte atë” dhe se po vdiste sepse nuk mund të merrte frymë.

“Mami dhe babi, më vjen me të vërtetë shumë keq, udhëtimi im në një vend të huaj ka dështuar”, ka shkruar ajo. “Unë po vdes, nuk mund të marr dot frymë. Unë ju dua shumë. Më vjen keq, nënë.”

Mesazhet e saj të fundit u dërguan në 22:28 pasditen e të martës,  dy orë para se kamioni të arrinte në Mbretërinë e Bashkuar.

Policia ka arrestuar me akuzën e vrasjes, drejtuesin e mjetit, një 25-vjeçar nga Irlanda Veriore si dhe një çift burrë e grua, edhe ata nga Irlanda e Veriut. Deri tani është konfirmuar se automjeti ka hyrë nga Belgjika në portin e Holyhead në Uells, për të udhëtuar më pas brenda Anglisë.

Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka konfirmuar se kamioni është i regjistruar në qytetin bullgar Varna, në një kompani në emër të një gruaje nga Irlanda.

Ekspertët thonë se kontejneri ishte frigorifer cka mund të ketë sjellë vdekjen e 39 personave të cilët ende nuk janë identifikuar. /Opinion.al

Share: