Home KRYESORE Në Greqi: Shqiptarët 2% te popullsisë, 23% të të burgosurve, 33% të...

Në Greqi: Shqiptarët 2% te popullsisë, 23% të të burgosurve, 33% të viktimave në burgje… Çfarë po ndodh?

6 shqiptarë të vdekur në burgjet e Greqisë vetëm për janarin e ketij viti…

Nga Shpetim Zinxhiria

Në Greqi jetojnë 480,000 shqiptarë , duke iu referuar regjistrimit të popullsisë të mbajtur në vitin 2011 në vend. Regjistrimi tregoi se në Greqi ka një total prej 911,929 emigrantë, ku shqiptarët zënë 52.7% e emigrantëve, të ndjekur nga bullgarët 8.3%, rumunët 5.1%, pakistanezët 3.7 % dhe Gjeorgjianët 3%.

Gjithashtu 199,000 janë qytetarë evropianë, ndërsa 708.000 janë shtetas të vendeve të treta. Të huajt 45% të popullsisë në burgje, ku 23% prej tyre janë shtetas shqiptar.

Sot emigrantët përbëjnë 45% të popullsisë në burgjet e këtij vendi, me rreth 450 të huaj të burgosur në 100,000, rekord në krahasim me vendet e tjera, ndërsa për grekët, raporti është 9 herë më i ulët me 55 vendas për 100,000 banorë. 

Statistikat për veprat penale të të burgosurve grekë dhe të huaj, deri në 7 shtator, 2016, e cila tregon se në përgjithësi se në burgjet greke ishin 9467 të burgosur të cilëve 4.246 janë grekë dhe 5.221 të huaj. Pra nga 2014 ka një boshatisje të burgjeve, në një kohë që numri i të dënuarve shqiptarë qendron standart.1. 14/01/2019. Arbër Bako 35 vjeç vritet në burgun e Koridhalos me 17 goditje me thikë. Vrasja e tij është filmuar nga kamerat e sigurisë në korridoret e burgut, ku duken dy persona që e godasin vazhdimisht me thika të improvizuara, teksa Bako përpiqej t’u largohej. Ai u dërgua në spital, por nuk mbijetoi.2. 15/01/2019. Gjëndet i varur në komisariatin e policise në Agio Nikolaos ne Kretë.3. 27/01/2019  

Një i burgosur 33-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun Koridalos në Greqi. Ky është i burgosuri i tretë që humb jetën në Koridalos brenda pak ditësh. Më herët ishte vrarë Arbër Bako dhe një shtetas grek ishte gjetur i vdekur për shkaqe patologjike4. 15/01/2019. Gjëndet i varur në komisariatin e policise në Agio Nikolaos ne Kretë.5. 27/1/2019 Bandiol Tusha 33 vjeç nga fshati shelegar te Sarandes u gjet i pajetë në dhomën e tij të qelisë, në zonën “E” të burgut të Koridhalosit.6. 1/05/ 2019.

Një 29-vjeçar shqiptar vritet në burgun e Trikalas. ai është goditur me thikë në gjoks nga dy të burgosur me origjinë greke, njofton ministria e drejtesise greke.7. 6/07/2019. Gjëndet i vdekur në burgun e Patrës 55-vjeçari me iniciale K.B. nga Fieri. Ai kishte dy vite që qendronte në burg me akuzën për trafikim droge.8. 19/07/2019. Gjendet i varur me çarcaf ne qeline e tij nje 38-vjeçar shqiptar në burgun Koridallo ne godinën “D”9. 29/07/2019. Gjendet i vdekur Gani Hila në paraburgimin ne Elefsinas.10. 

27/09/2019.Gjëndet i varur në qelinë e tij ne Koridallo nje shqiptar 40-vjeçar nga Lushnja, i denuar për tentativ vrasje. informacioni qe vjen nga burgu bën fjalë se kishte qendruar i vetem ne qeli dhe me kabllin e televizorit i dha fund jetes se tij.

Nga 35 te vdekur ne burgjet e greqise për 2019, mes tyre 10 janë shqiptarë, ku dy prej tyre kane gjendur vdekjen ne komisariatet e policisë. Vihet re se numri i shqiptarve te vdekur ne burgjet e Greqise ka ardhur ne rritje që nga viti 2015, por për 2019numri është dhe mbetet tej i lartë dhe tepër shqetësues me 10 viktima…!

Share: