Home KRYESORE Ngrihet SPAK me 8 prokurorë, cilët janë hetuesit që do hetojnë ‘peshqit...

Ngrihet SPAK me 8 prokurorë, cilët janë hetuesit që do hetojnë ‘peshqit e mëdhenj’ (EMRAT)

Ngrihet SPAK me 8 prokurorë. Hetuesit janë: Altin Dumani,  Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Behar Dibra.

Tiranë- Ngrihet SPAK me 8 prokurorë. Në mbledhjen e sotme të KLP-së, të gjithë ka rëndë dakord për propozimin e Komisioni të Posaçëm, i cili ka marrë 11 vota pro për ngritjen e SPAK me 8 prokurorë. Propozimi i cili ka marrë mbështetjen e shumicës është se KLP do të bëjë emërimin e 8 prokuroreve brenda 30 ditëve, duke filluar të plotësojë organizimin e SPAK dhe menjëherë do te hapet gara per shprehjen interesi per drejtuesin e  kësaj strukture, e cila zgjat deri në 5 ditë.

Gent Ibrahimi, kreu i KLP-së është shprehur se deri në dhjetor do të bëhet ngritja e SPAK.

“Për momentin ne mund të emërojmë vetëm 8 persona. Deri në dhjetor ne do të kemi ngritjen e SPAK. Ne kemi bërë këtë gjë, që brenda 30 ditëve do të merremi me emërimin e 8 prokurorëve. Nuk mundëm të venodsim edhe dy prokurorë e përkohshëm edhe pse Kushtetuta na lejon numrin 10 dysheme. Ne po emërojmë emërojnë prokurorë, ne nuk marrim një vendim, ne bëjmë emërime.”,u shpreh ai pas mbledhjes.

Propozimet e  Komisionit të  Posaçëm:

Prokurorët pjesë e SPAK janë: Altin Dumani,  Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Behar Dibra.

Të larguarit nga gara:  Aktualisht për Strukturën e Posaçme Hetimore, janë pikëzuar vetëm 8 kandidatë të cilët kanë kaluar vetting-un, nga 15  të klasifikuar nga KLP-ja. Prokurori Ndini Tavani është tërhequr nga gara dhe tashmë është rrëzuar nga Vettingu,  kurse Besnik Muçi është zgjedhur anëtar në Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa kandidatja Manjola Kajana është ankimuar dhe aktualisht është në KPA. Po kështu prokurorët Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Anila Jella dhe Doloreza Musabelliu nuk kaluar ende në fazën e parë të Vettingut.

J.V/Dosja.al

Share: