Home KRYESORE Qarkullonte me armë pa leje, në pranga i dënuari për vrasje në...

Qarkullonte me armë pa leje, në pranga i dënuari për vrasje në 97-ën

Policia ka arrestuar në Shijak një person që qarkullonte me armë zjarri me vete.

Bëhet fjalë për një Gentian Ballën, 40 vjeç, banues në Shijak të dënuar më parë me 15 vite burg për një vrasje të kryer në vitin 1997.

Policia njofton se personi qarkullonte me një automjet dhe mbante armë zjarri me vete.

Në momentin që Policia ka ndërhyrë për të ndaluar ndaluar automjetin, ai ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur edhe armën e zjarrit në tokë, por është kapur dhe prangosur në flagrancë nga shërbimet e policisë, të cilat kishin ngritur perimetër sigurie për të mos lejuar largimin e tij.

Nga operacioni u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me 13 fishekë luftarakë dhe automjeti tip Benz./ Opinion.alLojtës Videosh00:0000:209 

Share: