Home KRYESORE “Shengeni Serbo-centrist”, izolim për Kosovën, hapje portash për Rusinë

“Shengeni Serbo-centrist”, izolim për Kosovën, hapje portash për Rusinë

Nga Prof. Lisen BASHKURTI

Këto ditë u bë shumë zhurmë rreth “Shengenit Ballkanik” tre palësh, Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri që u lancua në Novi Sad. Ishte pa pikë dyshimi shumë zhurmë për asgjë. Nuk u firmos asnjë marrëveshje, asnjë instrument detyrues, por thjeshtë u bë një deklaratë propogandistike parimesh të përzjera dhe të përsëritura nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit dhe nga Marrëveshja Shengen të Bashkimit Europian. Natyrisht, kjo nuk do thotë se ishte zhurmë pa dëm dhe pa rrezikshmëri.

  1. Arrnë e re në thes të shqyer
    “Shengeni Ballkanik” tre palësh ose “Shengeni Serbo-centrist” është një ide e vjetër me petka të reja, është një doktrinë Serbo-Ruse me terma Euro-Perëndimore, është një një arrnë e re në një thes të shqyer, është një mirëkuptim propogandistik mbi nje realitet kontradiktor.
  2. Është ide e vjetër sepse prej më shumë se një shekulli Serbia ka tentuar në kohë, terma dhe mënyra të ndryshme të bëhet qëndër e Ballkanit dhe ta dominojë atë. Fakti që këtë herë u takuan në Novi Sad nuk e zbeh aspak që Beogradi është në qëndër.
  3. Doktrina e Garashaninit në vitet ’40 të shekullit 19-të synonte krijimin e një Serbie të Madhe, ‘Nacertanie”, si qëndër Ballkanike. Gjatë “Krizës Lindore” 1877-1878, sërish Serbia tentoi të përfitonte nga kriza Ruso-Osmane që të përfitontë troje e popullsi të huaja, duke synuar të bëhej qëndra politike midis Autro-Hungarëzëve, Rusëve dhe Osmanëve. Mbas Luftës së Parë Botërore, kur ambiciet e Serbisë u përplasën në periudhën post-Osmane me Vjenën dhe Italinë, Beogradi inicioi Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene, duke u bërë qëndër e kësaj mbretërie trepalëshe. Në periudhën midis dy luftrave botërore, Serbia centraliste u përball me rivalitetin Kroato-Sloven federalist. Në vitin, 1929, Mbreti Serb Aleksandri I, e quajti krijesën serbe “Jugosllavi”, duke u përpjekur të gjejë kompromisin me Kroato-Slovenët, por me qëndër Beogradin.
  4. Në këtë periudhë, midis dy luftrave Botërore u ndërmorrën tre Konferenca Ballkanike, me synimin “Ballkani, Ballkanasve”, si kundërvënie e fuqive Evropiane, por në fakt ishte tendencë për dominime nacionalizmash Ballkanik, një prej më agresivëve ishte nacionalizmi Serb. Trë tre Konferencat në fjalë dështuan nga rivalitetet e brëndshme Ballkanike dhe problemet e pakicave etnike.

Share: