Home KRYESORE Tirana dy ditë pa energji elektrike, zonat që preken

Tirana dy ditë pa energji elektrike, zonat që preken

OSHEE ka njoftuar se Tirana do të ketë përsëri ndërprerje të energjisë elektrike në datat 10-11 tetor. Në këtë njoftim, OSHEE ka publikuar zonat të cilat do të jenë pa energji elektrike për disa orë.

Mësohet se stakimi i energjisë elektrike do të bëhet për shkak të punimeve që po kryen në disa kabina të kryeqytetit.

Njoftimi:

Pershendetje, Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim i datës 10-11 Tetor

Vijojnë punimet për rikonstruksionin e kabinave në disa nga zonat e kryeqytetit. Më poshtë po ju informojmë për oraret e kufizimeve të energjisë dhe zonat e prekura

10 tetor

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Petro Marko”, “Asim Vokshi”, zona përballë Shkollës “Harri Fultz”

10:00-12:00

Pjesërisht rrugët: “Qemal Stafa”, “Manol Konomi”, “Hoxha Tahsim”

12:00 -15:00

Pjesërisht rrugët: “Qemal Stafa”, “Riza Jasa”

11 tetor

09:00 – 15:00

Pjesërisht rrugët: “Mine Peza”, “Rruga e Durrësit”, “Andrea Kostallari”./ Opinion.al E.Xh.

Share: