Home KRYESORE 6 Nentor… Ja jeta publike kaotike me shi ne Tirane

6 Nentor… Ja jeta publike kaotike me shi ne Tirane

Nga Genc Mlloja

Ne nje dite te paralajmeruar per reshje te dendura ne Tirane e tere Shqipërine ka kaos dhe trafik te cmendur. Tirana e shume medaljeve nderkombetare si kryeqyteti model per shume gjera perfshi ambjentin me qindra mijra peme te mbjellura nga bashkia sonte ishte tmerr.

Kurse bulevardi politik i ketij vendi ishte si shpesh i larmishem. Disa prej cfare u fol sot nga aktoret politike me poshte:

Sejko i Bankes Qendrore

Papunesia ne nivelin me te ulet historik ne Shqipëri.

Zevendeskryeministri Brace

“Sali Berisha eshte nje kriminel barbar, kete pas 21 janarit, daljes zot te pushkatimeve ne mes te bulevardit, e thote i madh e i vogel ne kete vend!… Cdo dite nga sot, cdo ore nga dita e sotme e ne vijim, une do merrem me kete, ty dhe ligjin! Boll me”!

Pretendenti per KM Basha

“Shqipëria nuk ka asnjë bashki. Në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë, shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme sepse shqiptaret nuk e meritojnë të largohen…
Standardi i parë që do aplikojmë si qeveri do të jetë standardi i Kosovës. Rritja e parë e pagave do jetë 1200 euro për mjekët dhe 700 euro në muaj për infermierët”.

Numri 2 socialist Balla

Mos të harrojmë se Shqipëria ka bërë të gjitha detyrat që i takojnë, por BE-ja duhet të mbajë fjalën për të hapur negociatat. Misioni historik është që PS të qeveriset nga Edi Rama.

Ish ministri i jashtme Paskal Milo

Nderimi i dëshmorëve dhe heronjve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare është veprim i drejtë. Kritika për disa persona, të cilët e sulmuan apo shfaqën rezerva per disa prej emrave që janë nderuar në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të vendit.

Share: