Home KRYESORE A bëjnë ushtrime fizike fëmijët, çfarë thotë raporti i OBSH-së

A bëjnë ushtrime fizike fëmijët, çfarë thotë raporti i OBSH-së

Katër në pesë fëmijë të moshës 11 deri në 17 vjeç nuk bëjnë ushtrime të mjaftueshme fizike, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë pas një studimi i cili është i pari i këtij lloji.

OBSH shprehet se mungesa e ushtrimeve dëmton shëndetin e fëmijëve, zhvillimin e trurit ashtu si edhe aftësitë e tyre sociale, teksa shton se ky është një problem universal që prek si vendet e pasura dhe ato të varfra.

OBSH-ja thekson se djemtë janë më aktivë se vajzat në 142 nga 146 vendet që janë studiuar, megjithatë nuk ka një përgjigje konkrete përse nivelet e aktiviteteve janë kaq të ulëta.

“Shpesh, në periudha shumë të gjata të ditës, fëmjët janë ulur, në shkollë, duke bërë detyra ose duke kaluar kohë në telefon, dhe pastaj nuk kanë mundësi të jenë më aktivë”, tha Leanne Riley, njëra nga autorët e raportit të OBSH-së.

Ushtrimet e rekomanduara nga OBSH-ja për një orë në ditë përfshijnë thuajse gjithçka që e bën zemrën të rrahë më shpejt dhe mushkëritë të marrin frymë më fort. Në mesin e tyre bëjnë pjesë: vrapimi, çiklizmi, noti, futbolli dhe gjimnastika./Opinion.al

Share: