Home KRYESORE Apeli i Ramës: Mos dërgoni më ndihma, s’kemi ku i depozitojmë

Apeli i Ramës: Mos dërgoni më ndihma, s’kemi ku i depozitojmë

Kryeministri Edi Rama iu bën thirrje dhuruesve që janë solidarizuar me të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit, që të mos dërgojnë më ndihma ushqimore dhe rroba. Kreu i qeverisë njofton se nuk ka më hapësirë për magazinimin e tyre dhe se nevojat janë përmbushur.

“JU LUTEM🙏 JU LUTEM MOS DERGONI MË NDIHMA USHQIMORE DHE RROBA Kanë ardhur pafund dhe hapësirat e magazinimit po shterren. Në Portin e Durrësit s’ka më kapacitet për depozitimin e tyre dhe nevoja është përmbushur e tejkaluar, falë shumë njerëzve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë! Gjynah nga Zoti të skadojnë a të kalben nga mospërdorimi🙏 FALEMINDERIT SHUMË, ME ZEMËR, POR JU LUTEM MIRËKUPTIMIN TUAJ🙏”-shkruan Rama.

Më tej, ai ka një mesazh edhe për të gjithë ata që akuzojnë se po bëhet abuzim dhe vjedhje me ndihmat.

“JU LUTEM MOS DËGJONI ata që spekullojnë me episode sporadike konfuzioni të natyrshëm në situatën e jashtëzakonshme ku jemi🙏 NUK KA VJEDHJE NDIHMASH e as SHITJE NDIHMASH, në asnjë lloj niveli shqetësues, por bëhet fjalë për episode krejt të parëndësishme për nga përmasa apo për shfaqje e postime provokatorësh të pashpirt, në LUMIN E NDIHMAVE të solidaritetit fantastik🙏”-thotë ai.

Kryeministri thotë se ky është momenti ku shqiptarët po ballafaqohen me zotin e tyre, dhe s’është momenti për të mohuar Zotin e për të bërë politikë.

“JU LUTEM kuptoni se problemi i emergjencës fillestare të ushqimit dhe veshmbathjes se fatkeqëve, është tanimë i zgjidhur dhe i tejkaluar FALË JUSH🙏 JU LUTEM SOLIDARIZOHUNI PËR TË PËRBALLUAR LUFTËN E VERTETË për strehimin e tyre dinjitoz🙏 Kontribuoni me një shumë sado modeste, SIPAS MUNDËSISË SUAJ në adresën unike e-albania.al/dhuro dhe JU LUTEM, MOS DËGJONI TË PAUDHËT që hedhin dyshime e mbjellin mërzi mbi kupën e shpirtit tuaj të dëshpëruar, duke aluduar lloj-lloj ligësish e pabesish… JU LUTEM BESOJENI, KY ËSHTË MOMENTI YNË I BALLAFAQIMIT ME ZOTIN E SHQIPTARËVE dhe nuk është ora e kujtdo që e mohon atë Zot, duke bërë politikë apo kallur mërzinë e vogëlsisë së vet, në SHPIRTIN TUAJ BUJAR🙏 e-albania.al/dhuro ZOTI BEKOFTË SHQIPËRINË DHE JU TË GJITHË PA DALLIM e frenoftë gjuhën e kujtdo s’di çfarë flet në këtë ORË SPROVE TË RËNDË për FORCËN E ZEMRËS SHQIPTARE🇦🇱🙏”-thotë Rama.

Share: