Home I pakategorizuar Basha pas takimit me Metën: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Basha pas takimit me Metën: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Mëngjesin e sotëm, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe aleatët e tij, zhvillua  një takim prej 90 minutash me presidentin Ilir Meta.

Pas takimit, Basha është shprehur në një dalje për mediat se vendi duhet të shkojë në zgjedhjet të parakohshme, ku të zhvillohen në një ditë zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore.

Kryedemokrati ka thënë gjithashtu se paraqesë dhe propozimin e plotë të Partisë Demokratike për reformën zgjedhore.

“Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar duan reformë në drejtësi sipas Kushtetutës dhe jo sipas planeve anktheve, problemeve korruptive dhe qeverisjes aktuale. Pika e dytë domosdoshmëria për zgjidhjen e krizën politike. Prej më shumë se 4 muajsh Rama ka refuzuar dialogun në tentativë për mbuluar krizën ku ndodhet vendi. Zgjedhjet e parakohshme dhe zgjedhjet vendore në të njëjtën ditë është e vetmja rrugë. Do konkretizojë produktin e saj për reformën zgjedhore, propozimin e plotë për reformën zgjedhore. Nga ana tjetër kemi pasur sabotim të reformës dhe refuzim të dialogut,”tha Basha./ Opinion.al

Share: