Home KRYESORE Basha takim me kolegjin e kryetarëve, vendos axhendën e aksionit opozitar

Basha takim me kolegjin e kryetarëve, vendos axhendën e aksionit opozitar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot takim me kolegjin e kryetarëve në selinë blu.

Ai i ka kërkuar në këtë mbledhje kryetarëve të degëve të rretheve që të mbajnë kontakte me strukturat dhe të verifikojnë listat e zgjedhësve ndërkohë ka paralajmëruar gjithashtu një tur takime në të gjithë qytetet e vendit.

Këto takime janë pjesë e aksionit opozitar që do të nisë ditën e hënë ku kreu i demokratëve do të jetë në Elbasan. Axhenda e tij parashikon që takimet të vazhdojnë gjatë gjithë javës, të martën në Korçë, të mërkurën në Shkodër, të enjten në Vlorë dhe të premten në Krujë.

Basha do të zhvillojë çdo pasdite dëgjesa me strukturat e Partisë Demokratike.

Share: