Home KRYESORE Familjet që u zhdukën/ Historitë e vdekjeve tragjike që prekën miliona njerëz

Familjet që u zhdukën/ Historitë e vdekjeve tragjike që prekën miliona njerëz

Mes mbi 30 të vdekurve, 600 e ca të plagosurve dhe mijëra njerëzve, që u është shenjuar përfundimisht jeta nga ngjarja tragjike e 26 nëntorit, ka disa histori që e kanë mbërthyer thellësisht publikun pasi kanë të bëjnë me zhdukjen e dhimbshme dhe tragjike të familjeve të tëra.  

Diena, e fundmja e një familjeje të shuar artistësh

Për 14 orë qëndroi ajo e plagosur rëndë nën rrënoja. Diena Karanxha u dërgua në spital, por humbi jetën aty. Ajo ndoqi kështu burrin e saj dhe babanë e Esielës 8 vjeçare, e cila gjithashtu nuk i mbijetoi dot shembjes së pallatit. Karanxha, piktore, vetëm 30 vjeçe, humbi burrin në vitin 2015 dhe jetonte vetëm me të bijën e vogël në pallatin që u shemb. 

Historia e Dienës është e paimagjinueshme, e jashtëzakonshme dhe e tmerrshme njëkohësisht. Dorian Karanxhaj mbaroi Akademinë e Arteve të bukura në Romë dhe konsiderohej një prej piktorëve më premtues, por humbi jetën në moshën 37- vjeçare si pasojë e atakut të miokardit. Pavarësisht trishtimit që la pas humbja e bashkëshortit, ajo ia doli të vazhdonte ëndrrën e tij për pikturën. Pas vdekjes, Diena kuroi një ekspozitë për të përkujtuar artin e tij.

Si një mënyrë për të pasur ndoshta një lidhje me të atin e ndjerë, Diena u kujdes që vogëlushja Esiela të ishte në kontakt me pikturën, ëndrrën e tij të lënë përgjysmë.

Një grua me pasione të shumta, që adhuronte muzikën, pikturën dhe çdo formë të artit në përgjithësi, Diena vendosi të mos dorëzohej. Dashurinë e saj për të bukurën, ajo e materializoi duke hapur një dyqan me bizhuteri. Por ja që fati e deshi që ëndrrat për veten, për vajzën, për prindërit, të ndërpriteshin tragjikisht.

Çupët, nga gëzimi në mort

Familja Çupi, e cila jetonte prej 20 vjetësh në Thumanë, në pallatin që mori krisje nga tërmeti i shtatorit dhe u shemb më pas dy ditë më parë, ishte përgatitur për festë. Më 26 nëntor djali i tyre, Aleks Çupi do të fejohej. Ai kishte ardhur enkas nga Greqia në shtëpinë e vjetër të prindërve, ndërsa vëllai tjetër Klemendi kishte lënë në Angli nusen dhe ishte nisur edhe ai në Thumanë për këtë gëzim familjar. Por tërmeti që shkundi Shqipërinë, hapi mortin në këtë familje. Burrë e grua, Hajredin dhe Lutfie Çupi ndërruan jetë së bashku me djalin e tyre që kishte ardhur nga Anglia për fejesë. Klement Çupi dha fillimisht shenja jete, madje kërkoi edhe ujë teksa ndodhej nën rrënoja në banesën e prindërve në Thumanë, ndërsa u nxorr i pajetë pas rreth 17 orë kërkimesh.

Résultat de recherche d'images pour "familja Çupi syri"

Kësaj tragjedie i shpëtoi Aleks Çupi, i cili kishte ardhur nga Greqia për t’u fejuar. Ka marrë dëmtime por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.“Nën rrënoja ndodheshin 3 anëtarë të një familje. Vetëm njëri nga djemtë e Hajredinit shpëtoi, tjetri vdiq. Prej 20 vitesh jetonin në këtë pallat. E gjithë familja ka qenë në banesë jetonin në katin e tretë. Në tërmetin e datës 21 shtator kanë pasur dëmtime të vogla. Plasaritje të vogla kanë pasur. S’kanë pasur anën financiare të lëviznin nga ky pallat. Hajredini ka qenë pensionist, ndërsa gruaja e papunë. Djemtë kishin 3 ditë që kishin ardhur në Thumanë, njëri ishte emigrant në Greqi, dhe tjetri në Angli”, tha afërmja e kësaj familje. Lalat, tmerri për mungesën e një zjarrfiksejeFamilja Lala, e vendosur prej disa vitesh në zonën e ish- Kënetës në Durrës, është më e goditura nga tërmeti që tronditi qytetin bregdetar mëngjesin e së martës.

Katër pjesëtarë të kësaj familjeje raportohen të vdekur, kurse djali 16 vjeç u shpëtua nga grupet e shpëtimit. Pesë anëtarë të tjerë ndodhen nën rrënojat e vilës 3- katëshe, e cila u shemb totalisht në pak minuta.

Sipas Policisë, viktimat janë: Selvie Lala, 74 vjeçe; nusja e saj, Sahete Lala, 50 vjeçe, bashkë me dy vajzat, Amelja Lala, 10 vjeçe dhe Arjela vetëm 5 vjeçe. Në vilën 3-katëshe, ku jetonin tre vëllezërit Lala së bashku me familjet e tyre (në total 9 anëtarë), ishte ndër të paktat që u shembën në zonë.

Por historia e saj qe më tragjike. Kjo godinë mori goditjen e parë në orën 4 të mengjesit. Për 8 orë me radhë, objekti me banorët brenda, ka qëndruar e anuar, e pjerrët, por e pashembur. Anëtarët e familjes Lala ishin aty brenda. E pamundur të dilnin, për shkak se dyert ishin bllokuar ose mund të kishin pësuar dëmtime, ose plagë, për shkak të goditjes së parë, por me siguri ishin gjallë. Kanë komunikuar dhe kanë kërkuar ndihmë. Vila u shemb dhe ra përdhe në orën 12:00 dhe kjo u pa live nga transmetimet e televizioneve. Në këtë moment, nuk kishte më çfarë të shpëtoje, sepse kishte vetëm gërmadha.

Të gjitha objektet që e rrethonin këtë vilë nuk kanë pësuar dëmtime, ndërkohë që lëkundjet e tërmetit me magnitudë 6.3 groposën nën rrënojat e këtij objekti të gjithë anëtarët e familjes. Për fatin e mirë, kësaj tragjedie i shpëtoi mrekullisht Rema Lala, 16 vjeç, i cili u nxorr i gjallë nga rrënojat nga grupi i kërkim- shpëtimit.

“Nëse do të kishim lënë hapësirën e nevojshme, me shumë gjasa do të kishim më shumë të mbijetuar në këtë familje”, tha për gazetën Sadik Thaçi, i afërmi i familjes Lala. Zjarrfikësja nuk kishte nga të kalonte sepse rruga është shumë e ngushtë, prandaj edhe operacioni i shpëtimit nisi me disa orë vonesë.

©Lapsi.al

Share: