Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Ju bë atentat në Durrës, për çfarë e akuzonte Rama prokurorin, Arjan...

Ju bë atentat në Durrës, për çfarë e akuzonte Rama prokurorin, Arjan Ndoj

Një ngjarje e rënë është regjistruar ditën e sotme në Durrës, në vendin e quajtur mbikalimi i Shkozetit, ku një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën.

Mes të plagosurve është dhe prokurori Arjan Ndoj, cili dyshohet se ka qenë dhe objektivi i këtij atentati. Ndoj është transportuar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet se makina me të cilën lëvizte Ndoj ka përfunduar disa metra larg nga autostrada, ndërsa personi i cili mbeti i vdekur ndodhet ende në makinë.

Prokurori Arjan Ndoj u akuzua pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, se ai bashkëpunonte me grupet kriminale dhe se ushtronte presion në administratën e Durrësit.

Më datën 7 tetor, në parlament, kryeministri Rama lëshoi akuza të forta ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, ndërsa tha se ai  bashkëpunon me bandat kriminale dhe ushtron presion e shantazh mbi zyrtarët e administratës.

Ju e patë vetë javën e kaluar, të transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë me përfaqësues të interesave të krimit, që sigurisht nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit, por ama kur vjen puna te ndërhyrja në proces, kjo është e pamundur për qeverinë, për pushtetin ekzekutiv, sepse Kushtetua përcakton qartë kufijtë e çdo pushteti dhe kufizimet që ne kemi, pavarësisht se mund të jetë e drejtë ajo që qytetari kërkon. Fatkeqësisht po shohim se pastrimi i llumit nga sistemi i drejtësisë ka dhe një efekt negativ, sepse shumë prokurorë e gjykatës që janë të zhytur deri në fyt, po e shfrytëzojnë pushtetin që ju jep ligji me moton ‘të kapin, çfarë të kapim’. Ata nuk kuptojnë që ndërtimi i sistemit të ri të drejtësisë kërkon kohë. Ata që Vettingu i përjashton, do të rikthehen para prokurorëve dhe gjykatëse për të dhënë llogari për pasurinë e tyre, të jenë të sigurt. Edhe ata që bëjnë krime për të përfituar para të zezë, apo shpërblime të majme nga organizata kriminale, drejtësia mbi ta mund të vonojë dhe pak, por nuk do të harrojë”, tha Rama disa javë më parë.

Share: