Home KRYESORE Kandidati per President i Maqedonise se Veriut, anetare i Keshillit te Ambasadoreve...

Kandidati per President i Maqedonise se Veriut, anetare i Keshillit te Ambasadoreve Shqiptare

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i uron mirëseardhjen anëtareve të rinj.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, prej pak më shumë se 1 vit nga themelimi, është bërë tashmë një forum i konsoliduar profesionistësh që ndjekin, analizojnë dhe këshillojnë mbi çështje që lidhen me politikën e jashtme dhe me interesat kombëtare shqiptare. 

Së fundmi, këtij forumi u janë bashkuar edhe diplomatë dhe personalitete të spikatura të jetës publike nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke sjellë një vlerë të shtuar në përfaqësimin e zërave me peshë në mbrojtjen dhe promovimin e interesave tona kombëtare.

Është kënaqësi të njoftojmë anëtarësimet më të reja në KASH të ish Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, dhe ish-kandidat për President në RMV, Amb. Blerim Reka, të ish Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Uashington dhe Ankara Avni Spahiu dhe të ish Ambasadores së Republikës së Kosovës në Romë Alma Lama.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u uron përzemërsisht mirëseardhjen dhe shpreh bindjen se kontributi i tyre do ta pasurojë dhe lartësojë misionin e KASH në mbrojtje të interesave më të mira të kombit shqiptar dhe rrugëtimit të tij europian dhe euroatlantik.

Share: