Home KRYESORE Mund ta shpërndajë Meta Parlamentin? Flet Bamir Topi

Mund ta shpërndajë Meta Parlamentin? Flet Bamir Topi

Ish-Presidenti Bamir Topi ka komentuar situatën politike në vend si dhe ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

Topi është shprehu gjatë një interviste televizive se është e papranueshme që në vitin 2019 Shqipëria të diskutojë për Gjykatën Kushtetuese dhe se një gjë e tillë nuk ndodh në asnjë vend të botës.

Ndërkohë, foli dhe për shpërndarjen e mundshme të Parlamentit nga presidenti Ilir Meta. Sipas tij, Meta nuk ka nuk ka asnjë mjet presioni ndaj Parlamentit, duke theksuar se; “Në Kushtetutën e parë Presidenti kishte të drejtë ta shpërndante Parlamentin, sot nuk ka instrument presioni.”

Pjesë nga intervista

Sistemin politik. Është i deformuar për qëllime jashtëzakonisht okulte. Këto qëllime janë rritur, në një moment që Shqipëria po ecte shumë mirë. Presidenti sot nuk ka asnjë mjet presioni ndaj Parlamentit. Në Kushtetutën e parë Presidenti kishte të drejtë ta shpërndante Parlamentin, sot nuk ka instrument presioni. Prandaj, mazhorancat politike, qoftë e kaluara që lulëzoi në 2005-2013, qoftë kjo, ndjehen të fuqishëm shumë. Imagjinoni ku kemi arritur, të diskutojmë atë që s’e diskuton asnjë vend në botë, ekzistencën e Gjykatës Kushtetuese. Është kthim pas, i ngjan Kalasë së Rozafës, që ditën ndërtohet, natën rrëzohet. Të diskutosh në vitin 2019, është totalisht e papranueshme./ Opinion.al

Share: