Home KRYESORE Plani kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së, Rama: Po hidhet në letër

Plani kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së, Rama: Po hidhet në letër

Kryeministri Edi Rama njofton se projektligji i ri, i paralajmëruar prej tij, kundër krimit të organizuar dhe masat kundër njerëzve të drejtësisë të cilët ai i ka etiketuar si grupi “Kap çfarë të kapësh”, është pranë përfundimit. Në një mesazh në rrjetet sociale, Rama shkruan se grupi i punës po merret me këtë nismë të re.

“Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava… Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar + masat kundër KÇK që po finalizohen në letër”, shkruan Kryeministri në Twitter. “Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK”, thekson Rama.

Ndërkohë forcat operacionale të policisë kanë zhvilluar një sërë aksionesh gjatë mbrëmjes së djeshme në disa qytete të vendit, me qëllim kapjen e autorëve të atentatit ndaj prokurorit Ndoja. Operacionet janë kryer në Fushë-Krujë, Elbasan, Lushnje e Vlorë. Janë kontrolluar dhjetëra banesa.

Aksionet janë shtrirë dhe në zonat rurale, nëpër stane bagëtish apo godina të braktisura. I arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, është Redjan Rraja. Ai kërkon lirinë në Apel.

I prangosuri ka deklaruar para gjykatës se nuk ka lidhje me këtë ngjarje. 6 ditë pas atentatit, humbi jetën në Spitalin e Traumës, shoferi prokurorit, Andi Maloku./ Opinion.al

Share: