Home KRYESORE “Rinasi të jetë i Tiranës”, Veliaj: Të ndryshohet harta territoriale. Ka ardhur...

“Rinasi të jetë i Tiranës”, Veliaj: Të ndryshohet harta territoriale. Ka ardhur koha që kryeqyteti…

“Ka ardhur koha që pas reformës, të ndryshojë edhe harta territoriale. Rinasi duhet të jetë i Tiranës dhe jo i Fushë-Krujës”. Kështu deklaroi nga Komisioni i Ligjeve kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj teksa diskutonte mbi projektbuxhetin për pushtetin vendor për vitin 2020.

Kryebashkiaku tha se nuk mund të investojë në një territor që nuk është i Tiranës, si në rastin e Rinasit. Mes të tjerash ai theksoi se investimi kryesor në vitin që vjen do të jetë Piramida e Tiranës, e cila sipas tij do të jetë një qendër për teknologjinë dhe informacionin.

“Reforma territoriale shumë e rëndësishme. Projekti i rilindjes urbane ka sjelle ndryshim. Projekti me ambicioz i bashkisë Tiranë ka të bëje me piramidën, që do jetë edhe investimi kryesor i 2020. Do jete një qender per teknologjisë dhe informacionit. Pas reformës territoriale ka ardhur koha për ndryshim të hartës territoriale. Rinasi të jetë i Tiranës dhe jo i Fushë- Krujës. Nuk investoj dot me ne një territor qe nuk është i imi. Ka ardhur koha për një ligj për Tiranen. Sic eshte Roma kapital, duhet te jete edhe Tiranë kapital. Kemi marre modele shume te mira”, pohoi Veliaj. /(ed.me/BalkanWeb)

Share: