Home KRYESORE Tërmeti/ Dy pallate pësojnë çarje edhe në Tiranë

Tërmeti/ Dy pallate pësojnë çarje edhe në Tiranë

Shqipëria po kalon ditë të vështira që pas goditjes së tërmetit 6.4 ballë në mëngjesin e së martës, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Tëmeti i fortë i së martës por dhe lëkundjet e tjera pas tij, kanë shkaktuar dëme dhe në Tiranë, ku disa pallate në zonën e “Freskut” kanë pësuar çarje vertikale.

Ndërkohë, banorët të cilët janë në panik kanë braktisur objeket pasi vendi prej disa ditësh ka lëkundje të vazhdueshme sizmike. Ndërkohë, në “Rrugën e Barrikadave” lëkundjet sizmike kanë shkaktuar dëme materiale në një pallat por, banorët nuk e kanë braktisur, dhe ndodhen brenda objektit./Opinion.al

Share: