Home KRYESORE Tërmeti/ Pezullohet mësimi edhe nesër, 10 shkolla jashtë funksionit

Tërmeti/ Pezullohet mësimi edhe nesër, 10 shkolla jashtë funksionit

Përvec ditës së sotme mësimi do të vijojë i pezulluar edhe gjatë ditës së nesërme si pasojë e tërmetit që goditi vendin mëngjesin e kësaj të marte.

Gjithashtu mësohet se po vijohen me inpektimin për dëme në shkolla, ndërkohë që 10 prej nuk janë funskionale për shkak të dëmtimeve që kanë marrë nga tërmeti. Pushimi për shkollat do të jetë edhe në ditër në vijim për shkak të pushimeve zyrtare për festat e Nëntorit.

Gjithashtu është bërë e ditur se edhe Gjykatat kanë pezulluar aktivitetin e tyre dhe seancat gjyqësore për ditën e sotme.

“Për shkak të situatës së krijuar si rrjedhojë e lëkundjeve sizmike, duke patur prioritet kryesor sigurinë e qytetarëve dhe të personelit të gjykatave, Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton se nuk do të zhvillohen gjyqe në gjykatat që ndodhen në qytetet Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë, Laç, deri sa autoritetet kompetente të konfirmojnë përshtatshmërinë e godinave respektive.

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e gjykatave për çdo zhvillim të mëtejshëm”, thuhet në një njoftim të KLGJ-së.”/Opinion.al/

Share: