Home KRYESORE Tërmeti, rritet numri i viktimave! Mes tyre dhe femije!

Tërmeti, rritet numri i viktimave! Mes tyre dhe femije!

Vijon të rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot në orët e para të mengjesit Shqipërinë, me një magnitudë 6.4 me epiqendër pranë Durrësit.

Ndërkohë numri i të vdekurve nga tërmeti ka arritur në 18 ku mes tyre edhe dy fëmijë, nje djalë 1o-vjecar dhe një vajzë 5-vjecare.

Një person ka mbetur i vdekur në Kurbin, ndërsa në panik e sipër është hedhur nga ballkoni. Po ashtu dhe një tjetër person në Lezhë, dyshohet se ndërsa vraponte për t’u largua nga banesa, ka rënë në një gropë të hapur nga goditja e tërmetit.

Në Durrës, një grua është nxjerrë nga rrënojat e një pallati që është shembur. Po në Durrës janë gjetur në rrënojat e një ndërtese në zonën e Kënetës 2 persona të tjerë.

Një tjetër person është nxjerrë i vdekur nga rrënojat e një hoteli në Durrës, ndërsa dyshohet për të tjerë, edhe në një tjetër hotel në zonën e plazhit.

Ndërsa 2 gra të moshuara janë gjetur në rrënojat e tre pallateve të shembur në Thumanë./ Opinion.al

Share: