Home KRYESORE Votimi i 2 anëtareve të Kushtetueses, Presidenca: Asgjë e re nga Ramaforma

Votimi i 2 anëtareve të Kushtetueses, Presidenca: Asgjë e re nga Ramaforma

Presidenca ka reaguar pas votimit nga Kuvendi të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi shkruan se nuk ka asgjë të re nga Ramaforma dhe se Presidenti Meta vijon vizitën në Paris, pas të cilës do të ndajë vlerësimet me qytetarët.

“Asgjë e re nga fronti i Ramaformës! Presidenti Meta vazhdon vizitën në Paris dhe kur të kthehet në Shqipëri do të ndajë vlerësimet e Tij me qytetarët shqiptarë!”, shkruan Blushi në një postim në “Facebook”.

Kuvendi miratoi me 105 vota pro emërimin në Gjykatën Kushtetuese të kandidates Elsa Toksa dhe Fiona Papajorgji pas rreth 3 orësh debat në seancën plenare. Pas zgjedhjes nga Kuvendi, kandidatët do të duhet të dekretohen nga presidenti Meta për të marrë emërimin e tyre. Nëqoftëse presidenti i dekreton atëherë Gjykata Kushtetuese bëhet me 5 anëtarë./Opinion.al

Share: