Home KRYESORE Babale, dënohet Salianji. Bardhi: Gjykatësi anëtar i bandës së Lushnjës

Babale, dënohet Salianji. Bardhi: Gjykatësi anëtar i bandës së Lushnjës

Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar ditën e sotme me 1 vit burg Ervin Salianjin, ish-deputetin e Partisë Demokratike.

Ndërkohë, Albert Veliun është dënuar me 3.5 vite burg, ndërsa Fredi Alizoti dënohet me 2 vite burg.

Gazetari Jetmir Olldashit dënua me 6 muaj burgim dhe pezullimi i dënimit me shërbim prove duke kryer 100 orë punë në shërbim publik.

Pas vendimit të marrë ku ish-deputeti Ervin Salianji është dënuar me vit heqje lirie lidhur me çështjen e diskutuar “Babale” ka ardhur dhe reagimi i ish-deputetit i cili është shprehur kjo ishte një vendimmarrje e shkruar shumë kohë më përpara, e pabazuar në ligj e pabazuar në prova.

“Ishte një vendimmarrje e shkruar shumë kohë më parë, e pabazuar në ligj dhe në prova, fakte, por e banzuar vetëm në dëshirën e kryeministrit dhe në ambicien politike të gjyqtarit dhe anëtarit të bandës së Lushnjes dhe të akuzuar për lidhje të forta me bandat dhe me krimin në këtë vend.

Famëkeq në lidhje me vendimet që ka dhënë për lirimin e bandave dhe famëkeq për vendimin e dhënë sot, që i shërben vetëm karrierës së tij, pas gjyqësorë që do ti shërbejë vetëm shokëve të vetë.

Ka disa shkelje të qarta që e bënin këtë vendim të ishte në një konkluzion të tillë që më herët.

Po ky gjyqtar në një çështje të mëparshme timen me një përfaqësues lokal të PS është tërhequr për konflikt interesi.

Nuk ka mafie, nuk ka llum, qelbësira që as më ndalin dhe më izolojnë dot.

Është e qartë që kanë tërhequr në llum edhe në një lluc të vogël këtu ku janë dhe ndihen komodë edhe disa prokurorë dhe gjyqtarin që e kanë të partisë së vet për të tentuar që të devijojnë të vërtetën dhe për t’i shërbyer mafies.

Jo vetëm që nuk më tremb si vendim, por më bën të privilegjuar që jam unë që jam në nja 50 procese gjyqësore me përfaqësues të PS-së, përfshirë edhe këtë procesin e sotëm. Më bën që të jem edhe më i motivuar edhe më i fortë, më denoncues me emra konkretë edhe për rastin e këtij grupi të strukturuar kriminal, të cilat do t’i bëj publike gjatë javëve në vijim”, -ka thënë Salianji në reagimin e tij të parë për mediat.

Reagimi i parë për dënimin e ish-deputetit Ervin Salianji nga Partia Demokratike ka ardhur nga kjo forcë politike përmes Sekretarit të Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi.

“Një vendim i pritshëm dhe asnjë surprizë, që anëtari i bandës së Lushnjes, Artan Gjermeni do të merrte këtë vendim.

Në momentin e parë që zotëria do kalojë në vetting do ta shikoni qe është tërësisht e vërtetë.
Sot Salianji dhe gazetari nuk është dënuar nga drejtësia dhe gjykata, por nga nje anëtar i Bandës së Lushnjes”,-është shprehur Bardhi.

Ish-deputeti është dënuar me një 1 vit burg për çështjen ‘Babale’./Opinion.al/

Share: