Home Approccio Italo Albanese Di Maio viziton Vorën: Italia do mbështesi edhe procesin e rindërtimit

Di Maio viziton Vorën: Italia do mbështesi edhe procesin e rindërtimit

Ministri i Jashtëm italian Luixhi di Maio ka vizituar sot Shqipërinë. Ai ka bërë një ndalesë në kampin e Vorës ku janë strehuar qytetarë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Di Maio tha se qeveria italiane do të jap ndihmën e saj edhe në procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara.

Më tej ai shtoi se Italia është një nga vendet e para që mbështet rrugën e Shqipërisë drej BE pasi ky integrim do ti hapë rrugën sipërmarrjeve italiane për të shtrirë aktivitetin e tyre në Shqipëri.

“Prania ime sot këtu përbën një dëshmi të afërsisë së qeverisë italiane me popullin shqiptar pas tërmetit të fundit të muajit të kaluar. Afërsia e qeverisë italiane është dëshmuar edhe nëpërmjet pranisë së emergjencave civile edhe forcave zjarrfikëse. Këtë e dëshmon edhe ky kamp me tenda që është dhuruar nga qeveria italiane. Teksa i shpreh edhe njëherë ngushëllimet për viktimat e tërmetit të muajit të kaluar, theksoj se po ndihmojmë edhe në vlerësimin e dëmeve dhe në bazë të tyre do të japim ndihmën tonë për të ndihmuar në përballimin me sukses të kësaj situate. Një përqafim edhe për familjarët e viktimave të tërmetit. Populli italian është pranë popullit shqiptar sepse i lidh një miqësi e fortë. Italia është në linjën e parë që mbështet fuqimisht Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE. Dhe integrimi në BE i Shqipërisë mund t’i japë mundësi sipërmarrjeve tona këtu të rriten dhe duke ofruar kështu mundësi të reja punësimi por edhe për rritjen ekonomike të vendit. BE në mënyrë të natyrshme duhet të bëjë pjesë të saj Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ne do e mbështesim këtë edhe ndaj atyre vendeve që nuk janë pro zgjerimit të BE dhe po e pengojnë zgjerimin e BE”, u shpreh Di Maio. /Opinion.al

Share: