Home KRYESORE Hajdari: Shqipëria drejt Putinizmit! Rama: Amanet mushkat

Hajdari: Shqipëria drejt Putinizmit! Rama: Amanet mushkat

Kryetarja e grupit demokrat Rudina Hajdari tha se me ligjin “Anti shpifje” vendi shkon drejt Putinizmit dhe Erdoganizmit, prandaj i kërkoi kryeministrit Rama që të tërhiqet.

“Çdo individ ka të drejtë të shprehë fjalën e lirë. Koha do të jetë ajo që do i tregojë të gjitha. Paketa anti-shpifje e çon vendin drejt një Putinizimi dhe Erdoganizimi, i kthen kurrizin BE-se. Nuk duhet të jetë politika që duhet të kontrollojë mediat. Keni akoma kohë të tërhiqeni dhe ta rishikoni, ka nevojë për amendime. Vërtetë ka ankesa dhe mundësi për të parë si mund të shikojmë mediat online si financohen. Janë disa çështje të nxehta që ju i përmendët. Mos qani hallet e mia, unë qaj hallet e shqiptarëve” tha Hajdari.

Por reagimi i kryeministrit ka qenë i menjëhershëm, duke mbrojtur ligjin e përgatitur nga qeveria e tij, i cili ëhstë mjat i kritikuar si nga gazetarët ashtu dhe nga organizatat ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e fjalës.

“Zonja Hajdari, po të bëja replikën në një fjali do t’i referohesha avokat Ngjelës dhe do të thoja: Amanet mushkat. Por unë do e shtoj edhe ca. Më nxore mallin e liderit legjendar të partisë tënde që thoshte je i lodhur, ka ikur koha juaj. Mua më dukeni e freskët ju zonja Hajdari, dhe koha juaj s’ka ardhur ende. Por nuk është mënyra që bëhet politikë e re, pa lexuar ligjin, se nuk ia ke haberin fare ligjit dhe më vjen keq që nuk e plotësoj dëshirën tuaj për t’u tërhequr urgjentisht. Se kuptoj dot me çfarë logjike, që një person i ka kënduar dy libra dhe lëre pastaj një person që merr përsipër të përfaqësojë të tjerë, të vërë në diskutim të drejtën e një personi të akuzuar pafakte, për të kërkuar të vihet në vend dinjiteti i tij. Cila qenka kjo liri që u cënoka, nëse një personi i jepet e drejta për t’u mbrojtur nga shpifja. Kurani i Shenjtë i quan shpifësit mishngrënësë njerëzish që kërkojnë të vdekur. Kështu thotë Kurani, unë nuk e thashë. Të ngrihesh këtu, të më tregosh putinizmin dhe erdoganizmin, se këtu u bëka gjëmë e madhe, po të them që s’ja ke haberin, është limonadë. Ku po të them që në Gjermani të marrin shpirtin nëse guxon të shpifësh edhe s’di të japësh llogari për shpifjen. Kjo është e tepërt”, tha Rama./ Opinion.al

Share: