Home KRYESORE I riu kapet me euro të falsifikuara në Lezhë, bleu…

I riu kapet me euro të falsifikuara në Lezhë, bleu…

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi është kapur me kartëmonedha euro false. Sipas policisë, i riu ka shkuar për të blerë cigare dhe aty është konstatuar se i ai mbante euro false.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 4 kartmonedha të prerjes 50 Euro, të dyshuara të falsifikuara Mbi të riun tashmë rëndon akuza “Falsifikim i monedhave”

Njoftimi i policisë 

Gjatë kontrollit i janë gjetur e sekuestruar edhe 4 kartmonedha të tjera të falsifikuara, të prerjes 50 Euro

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas në një dyqan, në qytet Lezhë, ka blerë paketa cigaresh duke paguar me një kartmonedhë 50 Euro të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin B.E., 19 vjeç, banues në Mamurras

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 4 kartmonedha të prerjes 50 Euro, të dyshuara të falsifikuara

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Falsifikim i monedhave”./ Opinion.al

Share: