Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Këshilli i Evropës kundër “anti-shpifjes”

Këshilli i Evropës kundër “anti-shpifjes”

Dunja Mijatović, Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, ka reaguar në lidhje me paketën “anti-shpifje” e cila është planifikuar nga Qeveria që nesër të kaloi në Kuvend.

Mijatović shprehet shqetësimin e saj për këtë projekt-ligj, ndërsa thekson se Disa dispozita nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave.

“Jam shumë e shqetësuar të mësoj se këtë javë Parlamenti shqiptar vazhdoi me shqyrtimin e dy projekt-ligjeve, të njohura si “paketa anti-shpifje”. Këto ligje kanë nevojë urgjente për përmirësim. Disa dispozita nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medieve”, thuhet në reagim./ Opinion.al

Share: