Home KRYESORE Padia e Metës/ Anëtarët e KED-së do merren në pyetje nga Prokuroria...

Padia e Metës/ Anëtarët e KED-së do merren në pyetje nga Prokuroria e Tiranës

Tiranë- Për padinë e Metës ndaj Ardian Dvoranit do të merren në pyetje në Prokurorinë e Tiranës të gjithë anëtarët e KED-së.  Mësohet se anëtarët do të merren në pyetje në ditët në vijim. Sot mësohet se do të merret në pyetje Ardian Dvorani, kreu i KED-së. Ai do të paraqitet në orën 10:00 në Prokurorinë e Tiranës.

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi 
1. Ardian Dvorani (Gjyqtar i Gjykatës së Lartë) -Kryetar
2. Vitore Tusha (Gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese) – Zëvendëskryetare
3. Arta Marku (Prokurore nga Prokuroria e Përgjithshme)- Anëtare
4. Fatri Islamaj (Gjyqtar nga Gjykatat e Apelit)- Anëtar
5. Margarita Buhali (Gjyqtare nga Gjykatat e Apelit) -Anëtare
6. Fatjona Memçaj (Prokurore pranë Gjykatave të Apelit) – Anëtare
7. Eriol Roshi (Gjyqtar nga Gjykatat Admini strative) -Anëtar
Anëtarët Zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
1. Medi Bici (Gjyqtar i Gjykatës së Lartë)
2. Gurali Brahimllari (Gjyqtar nga gjykatat e apelit)
3. Klodiana Veizi (Mema) (Gjyqtare nga gjykatat administrative)

Një ditë më parë Meta publikoi edhe videon e paralajmëruar, ku sipas tij kreu i shtetit vërtetohet sesi u përdor Ardian Dvorani. Video e publikuar nga Meta është një spot shpjegues, përmbledhës ku kreu i shtetit, rendit procedurën dhe shkeljet që sipas tij ka bërë Dvorani.  

Padia e Metës ndaj Dvoranit:

Padia e Presidentit Ilir Meta ndaj Ardian Dvoranit është bërë në lidhje me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Ilir Metës, kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Meta kërkon nga Prokuroria sekuestrimin e audiove të mbledhjeve, ndërsa kreu i KED shprehet se ai nuk ka shkelur asnjë ligj. Një padi për Dvoranin ka paralajmëruar dhe Avokati i Popullit në lidhje me emërimet në e gjyqtarëve në Kushtetuese.

J.V/Dosja.al

Share: