Home Gjeo-Ekonomia Palmer: Duam njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi

Palmer: Duam njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi

I dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha se SHBA-ja dëshiron të shohë normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që do të nënkuptonte njohje të ndërsjellë.

“Sikur ta njihnin njëra-tjetrën, ato do të mund t’i zgjidhnin çështjet si fqinj”, tha Palmer për televizionin N1 në Sarajevë.

Sipas tij, Prishtina dhe Beogradi duhet të ulen në tryezë, të arrijnë marrëveshje dhe të përcaktojnë bashkë rrugën nga e ardhmja evropiane.

“Është e nevojshme një marrëveshje që do të pranohej nga publiku në të dyja anët dhe do të mbështetej si rruga më e mirë për të ecur para”, tha Palmer, duke shtuar se marrëveshja do të duhej të ishte “e zbatueshme, e drejtë dhe e qëndrueshme”.

Dialogu Kosovë-Serbi është ndërprerë në fund të vitit të kaluar, kur Kosova ka nisuraplikimin e një takse mbi mallrat e importuara nga Serbia.

Përkundër thirrjeve të SHBA-së dhe Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut, Kosova nuk e ka hequr taksën, ndërsa Serbia ka kundërshtuar vazhdimin e dialogut pa heqjen e taksës./Opinion.al

Share: