Home KRYESORE Sytë! Nga Gladiola Busulla

Sytë! Nga Gladiola Busulla

Disa sy janë krijuar,
Për të të turbulluar
Në shpirt,
tinëzisht.
Disa sy janë krijuar
Për të t’i shndërruar
Ëndrrat,
në gërmadha.
Disa sy janë krijuar
Për të të pëshpëritur
Qindra fraza,
që gjuha s’ i njeh.
Dhe mbi sklerat e tyre,
Shkruhen të vërtetat e
Pathëna të qenies.
Disa sy janë krijuar
Për të të përkëdhelur
Më butësisht, se sa gishtërinjtë.
Disa sy janë krijuar
Për të ndalur kohën
Brenda tyre.
E disa sy janë krijuar
Përtej çdo drite,
Përtej çdo forme,
Përtej çdo ngjyre.

Share: