Home KRYESORE Tërmeti/ Rama: Verifikoni tokat-shtet ku do të ndërtohen lagjet e reja

Tërmeti/ Rama: Verifikoni tokat-shtet ku do të ndërtohen lagjet e reja

Po zhvillohet mbledhja e dhjetë e jashtëzakonshme e qeverisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se puna për rindërtimin e lagjeve të reja duhet të nisë shumë shpejt, po ashtu edhe verifikimi i tokave ku ato do të ndërtohen.

“Menjëherë drejtuesi i Entit duhet të vihet në dispozicion të programit. Qoftë nga pikëpamja e planeve, projekteve, duhet të integrohet në programin e rindërtimit. Puna për ligjin e posaçëm për rindërtimin po ecën. Koha është e ngushtë, kështu që në 19 duhet të kalojmë ligjin e posaçëm. Duhet përgatitur për parlamentin dhe një kërkesë për shtyrjen e periudhës së emergjencës, në mënyrë që të kemi një fokus të detyrueshëm për të gjitha institucionet. Duhet të përgatiten të dhënat se ku do të ndërtohet. I jemi referuar pronës tokë-shtet, por KÇK ka bërë të veten, në kohën kur kemi bërë punë të tjera në gjithë këtë kohë dhe duhet verifikuar në hipotekë çdo pronë. Që mos të gjendemi me surpriza, kur të shohim që është tokë e cënuar dhe e kafshuar nga KÇK. Raporti duhet të jetë gati javën që vjen.”, nënvizoi Rama.

Po ashtu Rama tha se tha se do të fillojë blerja e apartamente dhe do bëhet një thirrje për të gjithë ata që kanë stok teksa shtoi se nuk është rasti të shitet me çmim të lartë .

“Është e rëndësishme të bëjmë një thirrje për të gjithë ata që kanë stok. Por shitësit duhet të dinë se nuk është rasti të shitet me çmim të lartë pasi nuk është rasti të blejmë për të fituar. Në momentin që flasim kemi 103 grupe inspektimi në terren dhe një numër të konsiderueshëm të ekspertëve të huaj. Janë shembur 33 objekte dhe 5 janë në proces. 105 objekte janë të futura në zonën e rrezikut. Këtu duhen angazhuar forca policie për të prishur këto banesa pasi nuk mund ta zgjasim këtë histori”- u shpreh Rama./Opinion.al

Share: