Home KRYESORE U kércënua me jetë, Albin Kurti reagon: Nuk jam Kennedy, të lirohet...

U kércënua me jetë, Albin Kurti reagon: Nuk jam Kennedy, të lirohet Haxhi Hoti e të kalojë Vitin e Ri pranë familjes

Në një reagim në Facebook, Kurti shkruan se ai nuk është John Fitzgerald Kennedy dhe Hoti nuk është Lee Harvey Oswald.

Albin Kurti, Kreu i VV29 Dhjetor, 2019 14:12

KOSOVË- Kreu i Partisë Lëvizja Vetëvendosje, Albik Kurti,  ka reaguar pas kërcénimit publik nga anëtari i Partisë Nisma për Kosovën, Haxhi Hoti. 

Në një reagim në Facebook, Kurti shkruan se ai nuk është John Fitzgerald Kennedy dhe Hoti nuk është Lee Harvey Oswald. Po ashtu ai bën thirrje që anëtari i Nismës të lirohet dhe vitin e ri ta kalojë pranë familjes. 

Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Oswald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij”, shkruan Albin Kurti.  

Ditën e djeshme anëtari i NISMËS kércénoi me jetë Albin Kurtin. Në një reagim në FB, Hoti shkruante se Kurti ose të largohet nga Kosova ose do përfundojë si ish-Presidenti i SHBA.  Lëvizja VetëVendosje reagoi duke dorëzuar një kállézim penal për Haxhi Hotin. Arréstóhet Hoti, ndërsa deklaron se ishte një gabim teknik. Kërcënimi ka ngjallur shumë reagime. 

(A.B. Dosja.al)

Share: