Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Lubonja, Nano, Berisha, Rama, opinion-bërja dhe prova me votën…

Lubonja, Nano, Berisha, Rama, opinion-bërja dhe prova me votën…

Nga Artur Nura

Historia e këtyre viteve të pluralizmit në Shqipëri ka qënë e mbushur plot e përplot me hamëndësira, parashikime, kriza identiteti politik, kriza identiteti partiak dhe kriza identiteti profesional edhe në fushën e opinionit dhe analizës.

Personalisht besoj se roli i opinionit dhe analizës profesionale ka një rëndësi të dorës së parë në formimin e një demokracie funksionale dhe këtë bindje të konsoliduar në vite jam munduar ta bëj me dije si në emisionet televizive, shkrimet e mia ashtu edhe në bisedat private me opinioniste te caktuar.

Në rastin e Shqipërisë duhet thënë se opinionistë dhe analistë profesionalë quhen të gjithë ata që jetojnë me të ardhura financiare të fituara nga ushtrimi i këtij profesioni në Mass- media, dmth: gazeta, revista, radio dhe televizione.

Sipas mendimit tim personal një pjesë e tyre janë bërë shumë të njohur për opinionin publik vetëm në sajë të kurrajos qytetare që kanë patur për të kritikuar dy nga figurat dominuese të politikës së këtyre 17 viteve konkretisht z. Sali Berisha dhe z. Fatos Nano; sot Edi Ramen dhe Lulzim Bashen!

Në fakt dhe për fat të keq kjo bërë që dashur, padashur të ndërtohet edhe një lloj “kulti Individësh” edhe në gazetari e opinion-bërje dhe një nga shkaqet thelbësore për këtë fenomen ka qënë përgjithësisht opinioni i gjërë i cili ka çmuar më shumë se racionalitetin, thjesht guximin për të kritikuar më të pushtetshmit, pra më të fortët!

Personalisht besoj se një gazetar ç’farëdo mund edhe t’ja lejoj vetes një dimensionim të tillë vetes në rrjedhën e ushtrimit të profesionit, por këtë gjë nuk duhet ta lejoj kurrësesi një individ i cili pretendon të bëj opinion-bërësin dhe të influencojë në ndërtimin e një demokracie funsionale në shoqëri.

Rasti me Fatos Lubonjës pas rezimit te Sali Berishes

Pas vitit 1997 dhe rezultateve që pati në atë kohë Levizja për Demokraci me në krye, midis të tjerësh edhe z. Fatos Lubonja, ndërsa u takova me të e pyeta se ç’farë do bënte tashmë? Përgjigja, për çudi timen, ishte se tashmë Berisha kishte rënë dhe s’kish nevojë më për të bërë gjë tjetër përveç shkrimeve!

Personalisht besoj se z. Lubonja ruan një integritet moral dhe publik për tu respektuar, por bëj me dije se nuk ndaja të njëjtin mendim me të dhe i thashë se një bindje e tillë ishte krejt e gabuar dhe se se ajo situatë duhej konsideruar vetëm fillimi për një protagonizëm të tij në politikë!

I thashë se si z. Berisha ashtu edhe z. Nano do të mbeteshin në politikë me të njëjtin dimension socio-politik si më e nevojshmja për shumicën e shoqërisë dhe se ky steriotip do të ishte i tillë përgjithmonë, nëse njerëz si ai nuk do të merrnin pergjegjësi politike dhe të shkonin edhe ata në parlament për të dhënë në tempullin e demokracisë pak nga vetëvetja.

Unë besoj se nje veprim i tillë për individë publik që kërkojnë largim nga politika protagonistësh të votuar do të ishte mëse i drejtë dhe i nevojshëm. Ky akt do të ishte një sprovë edhe për opinionin e tyre të trasmetuar ndër vite në vëmëndjen publike dhe për ta provuar atë edhe me vota.

Sot z. Lubonja ben te njejten gje duke kritukuar Edi Ramen dhe Lulzim Bashen dhe keshtu do te vazhdoje sigurisht i paguar dhe jo keq! Apo nuk eshte keshtu? Cdo lexues i ketij artikullli ka te drejte te replikoje me autorin.

Rasti i z. Mustafa Nano me ardhjen ne pushtet te Edi Rames

Duke marrë parasysh ndryshimet publike të opinionit të Z. Lubonja në këto vite, më duhet të them se pas kaq vitesh takova edhe z. Mustafa Nano me të cilin ndërrova një dialog pak a shumë të ngjashëm me atë të z. Lubonja në ato vite të vështira për Shqipërinë. Nano pas rreth 10 vitesh mendonte se çdo gjë në Shqipëri do të rregullohej vetëm pas largimit të Berishës nga pushteti!

Personalisht, siç edhe ja bëra me dije z. Nano, besoj se e keqja jonë është se ne kërkojmë të ndërtojmë demokracinë e madhe pa ndërtuar më parë atë të voglën, individualen. Ne nuk dimë të respektojmë akoma mendimin ndryshe në familje, në një grup shoqëror apo gazetë, radio dhe televizion dhe nuk ka sesi të arrijmë të ndërtojmë një demokraci më funksionale të shoqërisë sonë problematike se kjo e sotmja.

Në fakt ky steriotip tradicional u konfirmua edhe midis meje dhe z. Nano i cili besonte se me z. Edi Rama në pushtet çdo gjë do të jetë më mirë në Shqipëri dhe unë që besoja se asgjë nuk do të ndryshonte nëse do të ndodhte vetëm kjo!

Sipas traditës së mungesës së demokracisë së vogël dhe individuale ne u ndamë pa rënë dakort, por unë i thashë z. Nano se sipas mendimit tim nëse e lëmë çdo gjë në dorë të tjerëve, asgjë s’ka për të ndryshuar në Shqipëri.

Nuk ka si të ndodhë ndryshe nëse individët që jetojnë me opinion-bërje vazhdojnë me luksin e mosmarrjes së përgjegjësive politike dhe provës për të konvertuar lexuesit e tyre në votues.

Paskëtaj padyshim që do të ishte më bindëse nga ana e tyre edhe të kërkohej largimi i të tjerëve nga politika. Nëse unë jam i gabuar këte gjykim po e lë per lexuesin e gazetës i cili ka te drejtën e replikës ne hapes iren e Perqasje.com

Share: