Home KRYESORE ‘Nëna e Arkanit ishte e martuar me një shqiptar të njohur nga...

‘Nëna e Arkanit ishte e martuar me një shqiptar të njohur nga Kosova’

Kriminelin serb të luftërave në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, Zeljko Raznatovic Arkan, i vrarë në fillim të viteve 2000 në Beograd, të gjithë e njohim, por nuk e dinim një detaj, që nëna e tij, para se të martohej me babain serb të tij, ishte e martuar me një shqiptar të njohur.

Nëna e Arkanit, Slavka Josifovic, para se të martohej me Velko Raznatovicin, ishte e martuar me luftëtarin partizan shqiptar, Meto Bajraktari, i cili ishte vrarë nga bashkëpunëtorët e anti-fashistëve në vitin 1943, gjatë luftës nacionalçlirimtare.

Publicisti Shkelzen Gashi në një publikim në Facebook, se ai që ka vra Meto Bajraktarin ka bërë një dëm shumë të madh se vrasjen e një personaliteti të veçantë të Kosovës.

“Ai që e ka vra Meto Bajraktarin në vitin 1943 e ka ba një dam shumë më të madh se vrasja e një personaliteti të veçantë të kosovës, sepse disa vjet mbas kësaj vrasjeje, ish-gruaja e meto bajraktarit, slavka josifovic, u martua me oficerin Velko Ražnatovi?, me të cilin lindi një djalë, željko ražnatovi?, i cili gjatë viteve 1990, i njohur me nofkën Arkan, kreu krime të tmerrshme në Bosnje, Kroaci e Kosovë”, ka shkruar Gashi./KosovaIme.tv

Share: