Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Premierat e Ermal Mamaqit dhe Bes Kallakut/ Trebicka: “Këta janë sharlatanë të...

Premierat e Ermal Mamaqit dhe Bes Kallakut/ Trebicka: “Këta janë sharlatanë të kinemasë”

Ndërkohë që në javët e fundit shtypi dhe mediat kanë vluar nga propaganda për filmat e Bes Kallakut dhe Ermal Mamaqit, Alfred Trebicka, aktor dhe regjizor prej më shumë se 20 vitesh i ka quajtur autorët e tyre “sharlatanë të kinemasë”, ishte i ftuar në “Vizionin e Pasdites”.

“Unë si profesionist do t’i quaja sharlatanë, këta janë sharlatanë të këtij arti të madh siç është kinemaja” tha ai në “Vizionin e Pasdites” pasi prezantueesja Evi Reçi e pyeti për filmat e prodhuar kohëve të fundit.

Intervista video e Trebickes. Sekuenca qe flet per filmat e rinnj nga minuta e 18 deri 21 30

“Këtu po dalin njerëz pa asnjë lloj formimi, thonë ‘unë jam kineast.’ Fjala kineast është fjalë shumë e madhe. Një njeri që vjen nga asgjëja dhe thotë unë do bëj film. Bëjnë skenarin vetë, bëjnë regjinë vetë, bëjnë dhe rolet vetë. Dhe vetëshpallen pastaj, ‘unë jam regjisor, jam kineast, se unë e njoh tregun.’ Ka kapur tregun ky, ky e di ç’do tregu. Cilin treg? Për cilin treg flasin këta?”

Trebicka, i cili ndonëse nuk vuri gishin e kishte tepër të dukshme se për kë aludonte, e përfundoi deklaratën duke i etiketuar filmat e rinj dhe krijuesit e tyre si ‘gripe, si viruse që gjenden gjithandej./”Lapsi.al

Share: