Home KRYESORE Tërmeti/ 18 zonat e reja ku do të ndërtohet ,Ahmetaj-qytetarëve: Aplikoni

Tërmeti/ 18 zonat e reja ku do të ndërtohet ,Ahmetaj-qytetarëve: Aplikoni

Këshilli i Ministrave ka shpallur 18 zonat ku do të ndërtohen lagjet e reja për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj, u shpreh gjatë një konference për mediat se të gjitha ndërtimet që përfshihen në këto 18 zona, do të jenë brenda standardeve.

Ndër të tjera, Ahmetaj tha se; “Ju garojmë se këto dy muaj qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor i ka përdorur për të bërë gjithçka nga A deri tek shpallja e zonave siç i citova më lartë. Të dashur qytetarë që jetoni në zona të vështira këtu nuk bëhet fjala për të ndërtuar ‘shkel e shko’”.

Po ashtu, ministri u bëri apel qytetarëve të prekur nga tërmeti që të aplikojnë në platformën online  ku të raportojnë dëmet e shkaktuar nga tërmeti.

“Përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje qytetarëve të përshpejtojnë aplikimin në platformën elektronike që të kalojmë në momente të tjera. Deri më sot janë hapur 75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicion, kanë aplikuar rreth 200 familje. Aplikoni sa më shpejt, procesi është i thjeshtë”, tha Ahmetaj.

18 ZONAT E REJA
-Njësia administrative Shijak
-Njësia administrative Laç, bashkia Kurbin
-Njësia administrative Thumanë, bashkia Krujë
-Njësia administrative Laç, Kurbin
-Në bashkinë Krujë janë shpallur dy zona;
-Bubq

-Fushë-Krujë, bashkia Krujë
-Në bashkinë Durrës është shpallur një zone
-Në bashkinë Vorë një zonë
-Në bashkinë Kavajë një zonë

-Në Tiranë janë 9 zona për zhvillim;

-Zonën 5 maj
-Zona e ish-Uzinës së Auto traktorëve,
-Zona e Kombinatit,
-Zona e universitetit Bujqësor të Tiranës,
-Zona në njësinë administrative Balduksh
– Zonë e re në Njësinë Administrative Ndoq,
– Zonë e re në Vaqar,
-Zonë e re në Zall Herr/ Opinion.al

Share: