Home KRYESORE TOM NIKOLLA – NJË ARTIST I MADH SHQIPTAR

TOM NIKOLLA – NJË ARTIST I MADH SHQIPTAR

Tom Nikolla, një prej këngëtarëve më të dashur përpublikun dhe me një kontribut shumë të rëndësishëm përfutjen e këngës me çifteli në hullinë e muzikës qytetareshqiptare bashkëkohëse.

Që në moshë të re, Toma spikati mes artistëve të tjerë dhefitoi çmime të ndryshme kombëtare madje edhe ndërkombëtare për këngën folklorike në vitin 1957.

Tom Nikolla është një emër që brezi i viteve 1950 – 1970 e ka njohur mirë më anën e vokalit të tij të mrekullueshëm si dhe repertorit të gjerë e të larmishëm.

Këngët e tij dhe muzikaliteti, të cilat përcilleshin përmesradios, altoparlantëve të qyteteve dhe qendrave të punës, përmes shfaqjeve të shumta si brenda ashtu edhe jashtëShqipërisë, kanë mbetur tashmë si një trashëgimi e vyer e artit dhe folkut shqiptar.

Në fillim ishte fjala… dhe bashkë me fjalën ishte edhe jeta… dhe drita. Dhe pastaj me siguri ishte kënga…

Dhe këngë si ajo e Halil Gashit e kënduar denjësisht nga Tom Nikolla, që të bëjnë të kuptosh se shqiptari është njëshpirt i lirë dhe këngën dhe heroizmin i ka të lindura dhe tëgërshetuara në mënyrë të pandashme. 

Ashtu na duket kur kujtojmë sot, Tomën dhe këngën e tij ”Halil Gashi”, të dy janë shkrirë më njëri-tjetrin, aq shumësa heroizmi i njërit është bërë njësh me talentin artistik tëtjetrit, dhe gati gati përfaqësojnë të njëjtin person.

Akti moral i trimit Halil Gashit, në mbrojtje të nderit tëfamiljes së tij u përjetësuan në melodinë e këngës sëpaharruar të artistit të madh, Tom Nikolla.

Që prej themelimit të Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve, rapsodi popullor Tom Nikolla do ta gjente veten nëkrah të artistëve më të njohur të kohës, siç ishin ÇeskZadeja, Luçie Miloti, Xhevdet Hafizi, Fiqrete Rexha, SaliBrari, Ibrahim Tukiqi, Drita Papajani, Naile Hoxha, e shumë e shumë të tjerë.

“Jam ndjerë i përkëdhelur mes artistëve të mëdhenj – do të thoshte thoshte më pas Tom Nikolla , – sepse ata nukishin vetëm të famshëm për këngën e vallen, por edheshumë njerëzorë dhe vëllazërorë”.

Toma me artin e tij ka korrur duartrokitje në Shqipëri dhenë disa vende të botës kur përkrah Ibrahim Tukiçit, Fitnete Rexhës, Vaçe Zelës, Xhevdet Hafizit e tjerë dhanëkoncerte duke përfaqësuar muzikën dhe folklorin tonë nëbotë. Toma nuk e harroi asnjëherë rapsodinë, por e zhvilloi atë duke u bërë një nga përfaqësuesit më dinjitoz dhe më të dashur me këngë patriotike që u rimorën dhe vazhdojnë të jenë ende në repertorin e sotëm të shumë rapsodëve e grupeve muzikore në Shqipëri dhe Kosovë.

Më vonë Toma u bë një nga themeluesit e AnsamblitShtetëror te Këngëve dhe Valleve Popullore, ku ai kontribuoi deri në moshën e pensionit dhe në vazhdimësi. Ishte njohës i folklorit dhe i muzikës popullore, prandajfjala e tij në diskutime për këtë temë dëgjohej me shumë interes.

Pati kolegë e miq të shumtë dhe këndoi së bashku me divat e këngës popullore si Drita Papajani, Luçije Miloti, Naile Hoxha.

Në jetën e Tom Nikollës ka spikatur një ngritje e vazhdueshme artistike. Toma do të përzgjidhej midis disaartistëve të rinj shqiptar të cilët do të përfaqësoninShqipërinë në Festivalin e VI Botëror të Rinisë që u zhvillua në Moskë.

Tom Nikolla u ndie shumë mirë në skenën madhështore ruse. Kur ke brenda vetes talentin dhe dëshirën e madhe për të dhënë maksimumin, nuk mund kishte as emocione dhe asnjë lloj pengese tjetër në kryeqytetin rus që Toma tëmos shpaloste madhështinë e vokalit dhe bukurinë e pafund të këngës dhe artit shqiptar.

Kështu, edhe Tomës iu deshën vetëm pak çaste që ai tëfillonte dhe të këndonte si në Shqipërinë e vet.

“Ishte 2 gushti i vitit 1957 – tregon Toma. – Ishte një sallëmahnitëse me një publik shumë entuziast. U thirr emri im.Me kaluan vetëm disa emocione të fillimit, mandej e çovamendjen sikur isha krejt vetëm në një sukë të Iballës.Krijova siguri dhe çiftelia nxori tingujt e parë, pastaj kanga.Salla heshti deri në fund të kangës, pastaj një brohori e madhe, duartrokitje të gjata. Unë përshëndeta dhe dola.Tëlumtë dëgjova zanin e shokëve – rrëfente Toma”.

Kështu ndodhi që artisti i talentuar Tom Nikolla shkëlqeu në skënen ruse. Ishte ky momenti i merituar i lavdisë, qëdo të hynte në jetën e artistit, por edhe në gjithë historinëshqiptare të të parës medalje ari që do të vinte për këngën në Shqipëri.

Një jetë të tërë kaloi artisti i madh Tom Nikolla me këngënë gojë ë në shpirt, në të gjithë Shqipërinë por gjithashtu edhe jashtë saj.

Kjo pasuri folklorike që ka lënë trashëgimi Tom Nikolla është një pasuri shpirtërore e cila do të kujtohet me shumërespekt e mirënjohje nga të gjithë brezat e artsitëve tëmuzikës sonë popullore.

Në 30 vite të frytshëm dhe të suksesshëm, Tom Nikollaperfeksionoi mjeshtërinë e tij në tre drejtime:

– në krijimin e vargjeve popullore dhe melodive që këndon,

-në ekzekutimin e rapsodive me çifteli

– në interpretimin e mrekullueshëm të tyre me zërin e tij

Krahas aktiviteteve të larmishme në kryeqytet dhe qytetete mbarë vendit, Toma merr pjesë me sukses të plotë nëturnetë jashtë vendit, si në Egjipt dhe Rumani. Në Rumaniu vlerësua me çmim në Festivalin Folklorik të vendeve tëBallkanit.

Repertori i tij nëpër këto vende është i gjerë dhe ilarmishëm, si këngët për miqësinë e popujve, këngëfolklorike lirike, dhe sidomos disa dueteme këngëtaren enjohur Luçie Miloti “Ti në kodër, unë në kodër”, ose “Moj ehane e marte”.

Krahas aktiviteteve koncertale brenda dhe jashtë vendit,Tom Nikolla është edhe autor i disa librave dhebroshurave me këngët e tij: “Shndrit rrezja në malësi”,“Këngët burojnë si gurra”, “Kurrë Kosovë s’tu nda gazepi”.

Për meritat e tij në përhapjen e muzikës popullorefolkloristike, Tom Nikolla është dekoruar me medaljen“Naim Frashëri” në 9 janar 1973, dhe medaljen “NaimFrashëri” në 28 shtator 2000.

– NJË ARTIST I MADH SHQIPTAR

Tom Nikolla, një prej këngëtarëve më të dashur përpublikun dhe me një kontribut shumë të rëndësishëm përfutjen e këngës me çifteli në hullinë e muzikës qytetareshqiptare bashkëkohëse.

Që në moshë të re, Toma spikati mes artistëve të tjerë dhefitoi çmime të ndryshme kombëtare madje edhe ndërkombëtare për këngën folklorike në vitin 1957.

Tom Nikolla është një emër që brezi i viteve 1950 – 1970 e ka njohur mirë më anën e vokalit të tij të mrekullueshëm si dhe repertorit të gjerë e të larmishëm.

Këngët e tij dhe muzikaliteti, të cilat përcilleshin përmesradios, altoparlantëve të qyteteve dhe qendrave të punës, përmes shfaqjeve të shumta si brenda ashtu edhe jashtëShqipërisë, kanë mbetur tashmë si një trashëgimi e vyer e artit dhe folkut shqiptar.

Në fillim ishte fjala… dhe bashkë me fjalën ishte edhe jeta… dhe drita. Dhe pastaj me siguri ishte kënga…

Dhe këngë si ajo e Halil Gashit e kënduar denjësisht nga Tom Nikolla, që të bëjnë të kuptosh se shqiptari është njëshpirt i lirë dhe këngën dhe heroizmin i ka të lindura dhe tëgërshetuara në mënyrë të pandashme. 

Ashtu na duket kur kujtojmë sot, Tomën dhe këngën e tij ”Halil Gashi”, të dy janë shkrirë më njëri-tjetrin, aq shumësa heroizmi i njërit është bërë njësh me talentin artistik tëtjetrit, dhe gati gati përfaqësojnë të njëjtin person. 

Akti moral i trimit Halil Gashit, në mbrojtje të nderit tëfamiljes së tij u përjetësuan në melodinë e këngës sëpaharruar të artistit të madh, Tom Nikolla.

Që prej themelimit të Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve, rapsodi popullor Tom Nikolla do ta gjente veten nëkrah të artistëve më të njohur të kohës, siç ishin ÇeskZadeja, Luçie Miloti, Xhevdet Hafizi, Fiqrete Rexha, SaliBrari, Ibrahim Tukiqi, Drita Papajani, Naile Hoxha, e shumë e shumë të tjerë.

“Jam ndjerë i përkëdhelur mes artistëve të mëdhenj – do të thoshte thoshte më pas Tom Nikolla , – sepse ata nukishin vetëm të famshëm për këngën e vallen, por edheshumë njerëzorë dhe vëllazërorë”.

Toma me artin e tij ka korrur duartrokitje në Shqipëri dhenë disa vende të botës kur përkrah Ibrahim Tukiçit, FitneteRexhës, Vaçe Zelës, Xhevdet Hafizit e tjerë dhanëkoncerte duke përfaqësuar muzikën dhe folklorin tonë nëbotë. Toma nuk e harroi asnjëherë rapsodinë, por e zhvilloiatë duke u bërë një nga përfaqësuesit më dinjitoz dhe më të dashur me këngë patriotike që u rimorën dhe vazhdojnë të jenë ende në repertorin e sotëm të shumë rapsodëve e grupeve muzikore në Shqipëri dhe Kosovë.

Share: