Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Ulja e dënimit për Dritan Dajtin/ Ministrja kërkoi hetim për 3 gjyqtarët,...

Ulja e dënimit për Dritan Dajtin/ Ministrja kërkoi hetim për 3 gjyqtarët, por çfarë vendos SPAK

SEANCA PER DAJTIN - Dritan Dajti, i akuzuar per vrasjen e kater policeve ne 7 gusht 2009 ne Durres, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ku ka akuzuar gjyqesorin se po politizion ceshtjen e tij, duke i derguar letra Kryeministrit.

Prokuroria e Posacme Anti- korrupsion, apo siç njihet ndryshe SPAK ka pushuar hetimin penal ndaj tre gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar ndaj Dritan Dajtit dhe e kthyen me dënimin e përjetshëm me 25 vite burgim.

Për tre gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli nuk janë gjetur elementë të veprës penale. Ata u hetuan pas dyshimeve per korrupsion, por akuzat nuk u provuan.

Dritan Dajti i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 i shpëtoi burgimit të përjetshëm kur pikërisht Apeli i Krimeve të Rënda me këtë trupë gjykuese pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite burg.

Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Dajtin me katër burgime të përjetshme ndërsa Apeli me 25 vite burg. Ky vendim ngjalli debat ndërsa ishte pikërisht ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila kërkoi hetim për gjyqtarët. Kryeministri Rama po ashtu e cilësoi si akt kriminal dhe premtoi se ky vendim do të zhbëhej. Prokuroria bëri rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit kurse gjyqtarëve iu bë kontroll në banesa./news24

Share: