Home KRYESORE VIDEO/ Lufta e hapur mes RAI 3 dhe Edi Ramës

VIDEO/ Lufta e hapur mes RAI 3 dhe Edi Ramës

RAI3 dhe kryeministri shqiptare Edi Rama janë në një luftë të hapur publike. Shkak është bërë një seri reportazhesh të gazetarit italian Valerio Cataldi i cili fillimisht nxori për një raport konfidencial që tregonte se shifrat e kultivimit të kanabisit ishin rritur me 12 herë nga një vit më parë.

“Është rritur me 1200% ose 12 herë mbjellja e kanabisit”, – thuhet në kronikën që sjell edhe disa foto nga ajri të Guardia di Finanza në një raport të rezervuar të policisë që gazetari i RAI3 ka parë.

“Janë 100 mijë rrënjë të fshehura në fusha të vogla të fshehura në male. Një lloj kanabisi i importuar nga Vietnami, i modifikuar gjenetikisht për të pasur një përqindje të lartë të drogës” – thuhet në kronikë. Aty citohet drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj që u ka thënë gazetarëve se operacioni i nisur në vitin 2014 ka për synim që të shfarosë totalisht kultivimin e drogës.

“Në fakt, bimët e gjetura vitin e kaluar janë më pak se 1 mijë, por tani të dhënat e këtij raporti të ri tregojnë një realitet mjaft të ndryshëm që mbahet ende i rezervuar” – citon gazetari.

“Nëpërmjet këtij trafiku të madh të marijuanës është një nga prodhuesit më të mëdhenj” – thotë Giacomo Cataldi, prokuror i Leçes që shton se “është vënë re një disponibilitet i madh i mafias shqiptare që ka krijuar pasuri të shumta” – thuhet në kronikën e RAI 3.

Ishte kjo kronikë që nxiti reagimin e qeverisë. Kryeministri Rama shkroi në Tëitter se ky ishte një turp gazetaresk.

“Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe certifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!” – tha Rama në reagimin e parë.

Dy ditë më pas kreu i qeverisë shqiptare nxori një deklaratë që sipas tij ishte bërë në një takim të zyrtarëve të ministrive të brendshme të të dyjave vendeve. Rama nxori edhe një shkrim të medias online “adnkronos”, por që vetë kjo media e publikoi një ditë më pas.

Edi Rama@ediramaal

🙏

Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnē përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike

View image on Twitter
View image on Twitter

26310:26 PM – Jan 30, 2020Twitter Ads info and privacy94 people are talking about this


“Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnë përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike” – shkroi Rama.

Por nuk ka vonuar përgjigjja e RAI3.

Në edicionin e mbrëmjes së të premtes gazetarët italianë i kthyen përgjigje se nuk tërhiqeshin nga ajo që kishin raportuar.

“Folëm për BREXIT, por ka edhe nga ata që duan të hyjnë në Europë, Shqipëria. Por unioni i kërkon të bëjë hapa përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në udhëtimin tonë atje ne kemi folur për një rritje masive të plantacioneve të marijuanës, numra që policia shqiptare i mohon, por ndryshe nga e kaluara nuk ka nxjerrë të dhëna zyrtare. Ne, në bazë të burimeve tona, i konfirmojë shifrat qe kemi nxjerrë. Sot do të shohim se si Shqipëria kërkon të afrohet me standardet evropiane që janë drejtësia dhe liria e shtypit” – thuhet në prezantimin e kronikës.Lojtës Videosh00:0002:09

Por raportimet e RAI3 për drogën dhe krimin e organizuar nuk janë vetëm kaq. Seria e kronikave të ditëve të fundit u ka bërë jehonë edhe listove të policëve të larguar në Europë ku kanë kërkuar azil politik për shkak të lënies në mes të katër rrugëve nga autoritetet shqiptare. I pari ishte rasti i Dritan Zaganit, i pari që denoncoi lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kushërinjve të tij tashmë të arrestuar për trafik droge në Itali.

Më pas RAI3 ka rrëfyer edhe historitë e policëve të tjerë që kanë hetuar grupet e trafikut të drogës, por për shkak të tradhtisë së shefave të tyre janë detyruar të marrin familjet dhe të enden kampeve të Europës.

Për këta të fundit askush nga qeveria nuk ka guxuar të thotë një fjalë./LAPSI.al

Share: