Home KRYESORE 18 personat e testuar për koronavirus në Shqipëri, rezultuan negativë

18 personat e testuar për koronavirus në Shqipëri, rezultuan negativë

Deri më tani Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Gjatë mbledhjes së Task Forcës Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se 18 personat e testuar kanë rezultuar negativë.

Manastirliu tha se ka nisur shpërndarja e 1.2 milionë maskave kirurgjikale në strukturat spitalore. Po ashtu, ajo theksoi se janë marrë të gjitha masat për kontrollin e personave të cilët hyjnë në Shqipëri përmes pikave kufitare.

“Shqipëria nuk mund të jetë imun ndaj një rreziku si koronavirusi, por jemi bashkë për të bërë më të mirën e mundshme. Deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar, janë testuar 18 persona, që rezultojnë negative. Përveç mjeteve të mbrojtjes personale dhe stokut ekzistues, ka nisur puna për të shpërndarë 1.2 mln maska kirurgjikale në strukturat e parësorit dhe spitale.

1 mln $ janë rialokuar dhe janë shtesë në buxhetet e spitaleve për të patur stokun e mjaftueshëm për cdo skenar potencial.”- u shpreh Manastirliu./ Opinion.al

Share: