Home KRYESORE 5 muaj pa marrë rrogat, naftëtarët në Ballsh: Sot hyjmë në grevë...

5 muaj pa marrë rrogat, naftëtarët në Ballsh: Sot hyjmë në grevë urie

Naftëtarët e Ballshit kanë paralajmëruar sot se do të hyjnë në grevë urie nëse nuk i shlyhen pagat e prapambetura.

Ata kanë 5 muaj pa marrë rrogat dhe prej 5 ditësh kanë nisur rezistencën e tyre ku kryesore janë dy pika, shlyerja e detyrimeve të prapambetura dhe rifillimi i punës në kombinat.

Një nga përfaqësuesit e tyre tha se sot në orën 14:00 ata janë thirrur në Fier për një takim me kompaninë e cila do ti kërkojë të shtyjnë grevën. Megjithatë ai tha se nëse nuk gjendet zgjidhje në takimin e sotëm ata do të fillojnë grevën duke u solidarizuar kështu me punëtorët e Pompimit në Poçem.

“Ne kemi konsumuar të gjitha takimet me pronarin e madh, kemi shkruar edhe në ministri. të dyja palëve u është bërë e ditur që të gjendet një zgjidhje afatgjatë dhe të na paguhen pagat e prapambetura. Do t’ detyrojë palët të vijnë këtu dhe jo të shkojmë më në Tiranë. Dy kërkesa tona janë të panegociueshme, shlyerja e pagesave të prapambetura dhe vazhdimësia e punës për në Kombinat. “Jemi të zhgënjyer, duam zgjidhje afatgjatë. Nëse nuk marrim zgjidhje do hyjmë në grevë urie. Greva e urisë do jetë pa afat. Duam të dimë çfarë do bëhet me fatin tonë. Kemi detyrime, duhet të shlyejmë energjinë elektrike. Kemi fëmijët në shkollë, javës tjetër duhet të paguajmë këstin. Presim një takim në orën14:00. Greva e urisë është e pashmangshme sepse ne duam zgjidhje për problemet tona. Të thuash falimentoi nafta, ku në gjithë botën trondit tregjet financiare këtu ka pikëpyetje”, thanë naftëtarët. /Opinion.al

Share: