Home KRYESORE Aktori tregon situatën e trishtueshme në autobus: Po si mundet?!

Aktori tregon situatën e trishtueshme në autobus: Po si mundet?!

Përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale aktori i njohur shqiptar Petrit Malaj ka treguar një situatë të pakëndshme diskriminimi, ndërkohë që po udhëtonte me transportin publik në Kryeqytet.

Ai tregoi sesi fatorino i autobusit po përbuzte një person të një kombësie tjetër. “Po si mundet?! Si ?! E përbuz tjetrin nga rraca, nga kombësia, nga varfëria e hallet që i dukeshin në sy…Turp… Dëgjova një zë gruaje që i tha mjaft more djalë , por ata që qeshnin dhe solidarizoheshin me të ishin më shumë e zëri i saj u mbyt…,”-theksoi aktori në postimin e tij.

Postimi i plotë i aktorit Petrit Malaj në Facebook:

Mendova se ditën e sotme e mbylla mire me atë çka shijova pasi pashë në kinema Millenium dokumentarin e Ervin Lera ” Emancipimi i turmave”, por nuk qe e thënë! Mora rrugen e kthimit për në shtëpi me autobus. Kam ditë që makinën e përdor shumë pak si pasojë e trafikut dhe problemit të madh të parkimit. Në autobuz kishte shumë njerëz, ishte ora rreth 20.30 dhe mbrëmja me të ftohtin që ka filluar i mbledh njerëzit në shtëpi pranë familjeve të tyre. U vendosa në këmbë diku nga pjesa e parë e autobusit. Sapo u nis degjoj një zë që fliste pa pushim, e me thënë të drejtën shumë fjalë të tij nuk po i kuptoja dot. Pasi dëgjova dhe disa te qeshura të cilat aprovonin ato çka thoshte personi që fliste u bëra kureshtar e u koncentrova më shumë duke u kthyer dhe fizikisht për të parë se çfarë po ndodhte….

Ishte fatorino i autobuzit një djalosh rreth të 35-tave i cili nuk pushonte së foluri përseri në atë zhargonin e tij. Aty pas nga mesi i autobusit ishte nje i ri i huaj, i lodhur, i ngarkuar me disa çanta dhe dukej që ishte ezmer e ndoshta ishte sirian, irakian apo nga ndonjë vend tjetër. Por ishte njeri….Fatorino e ofendonte me fjalë nga më të ndryshmet…ecte e fliste pafund dhe disa persona të tjerë qeshnin me të!! E turpshme…. po më binte qielli mbi kokë!!

Po si mundet?! Si ?! E përbuz tjetrin nga rraca, nga kombësia, nga varfëria e hallet që i dukeshin në sy…Turp…

Dëgjova një zë gruaje që i tha mjaft more djalë , por ata që qeshnin dhe solidarizoheshin me të ishin më shumë e zëri i saj u mbyt…

Atëhere nuk durova dot. Ju afrova e me zë të lartë i thashë: Turp…100 herë turp të të vijë!!

Si mundet ti të fyesh një njeri në këtë mënyrë! Mua më vjen turp nga ty, e jo nga ai që udhëton me ne! Më vjen turp që udhëtoj në një autobus me ty! Ti nuk mund të sillesh kështu!…. Dhe ju luta shoferit të më hapte derën e të zbrisja…. Kisha nevojë për ajër…../Opinion.al/

Share: