Home Gjeo-Ekonomia Athinë/ Protestojnë minoritarët, kundërshtojnë projektin e qeverisë për pensionet: Na diskriminon

Athinë/ Protestojnë minoritarët, kundërshtojnë projektin e qeverisë për pensionet: Na diskriminon

Një projekt i qeverise greke për Reformën e skemës së pensioneve, pavarësisht se sipas  deklaratave, rregullon çështjen e pensioneve, në thelb, prek të drejtat për barazi të emigranteve, pasi është ai grupim, që nuk mund të sigurojë 40 vjet qëndrimi të ligjshëm në Greqi .

Fillimisht, kjo doli në pah, me komunitetin e minoritareve greke të Shqipërisë, të cilët e përjetojnë si një diskriminim skandaloz që iu bëhet atyre, prej vetë qeverisë greke.

Sipas projektit, që pritet të aprovohet  nga parlamenti helen, për përfituar pension në Greqi, përveç numrit te nevojshëm të viteve të punës, do të duhet edhe prania si emigrant i ligjshëm në vend të paktën 40 vjet, në të kundërtën, pensioni i përfituar do të jetë rreth 200 euro me i ulët, ose afro 30 % më pak se shtetasit që jetojnë në vend më shumë se 40 vjet.

Me prekurit prej këtij projekti të qeverisë Micotaqis, do të jenë  minoritaret greke.

Gazetari dhe publicisti Niko Anagnosti, thotë se ky projekt i qeverisë prek barazinë e qytetareve, pasi sipas tij, diferencon qytetarët në dy kategori, çka i ndëshkon ata.

Por nën kryetari i  Omonias Jorgo Xhomaka beson se qeveria do të tërhiqet. / Artur Bibe & Ilia Poçi/

Top Channel

Share: