Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Çerçiz Loloçi: Morali i medias dhe morali i qeverisë

Çerçiz Loloçi: Morali i medias dhe morali i qeverisë

Nga Cerciz Loloci

Dje në inboxin tim, një kolonel ushtarak që unë e vlerësoj, më dërgoi një raport të shërbimeve euroatlantike (shumë të dhëna të tyre provohen edhe nga shërbimi sekret shqiptar) ku vihej në pah, se krahas politikanëve majtas dhe djathtas, kishte edhe një numër të konsiderueshëm analistësh dhe drejtorë portalesh, që financoheshin nga të huajt, natyrisht jo nga bota perëndimore, por nga ata që Shqipërinë e duan sa më të vogël, sa më të papërfillshme dhe mundësisht me vizionin e jugosllavistit konseguent Rexhep Qosja, (fatkeqësisht i shpallur Nderi i Kombit nga maxhoranca e majtë në Shqipëri kur është në fakt turpi i viseve shqiptare) që për shkak se mbetet i kapur shumë herët është edhe për mosnënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë, edhe që Kosova të mos shpallë pavarësi por autonomi si krahinë e dikurshme e ish-Jugosllavisë dhe që vijon të jetë i bindur për ndryshim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës, që kjo e para të njohë pavarësinë e Kosovës.

Pa përjashtuar Federatën Ruse, për shqiptarët tashmë janë të kristalizuar se dy shtete, Serbia dhe Greqia janë të interesuar të kenë në çdo kohë dhe në çfarëdo rrethane një fond të veçantë shtetëror për mercenarët shqipfolës në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshëvës me gjithë Hoxhë Krasniqin, që nënkupton financim politikanësh, deputetësh, klerikësh, përfaqësues të shoqërisë civile e medias, por këto raste asnjëherë nuk do të bëhen publike sepse janë pak a shumë si kutitë e mbyllura të Pandorës që edhe në një rast të konfliktit ushtarak (si ajo e Beogradit dhe Prishtinës) nuk nxirret qoftë edhe një emër.

Nayrisht nuk do të merrem me asnjë emër, sepse më pak se ata më shqetëson fenomeni, por dua të them se kur “Gazprom”, me një mbulesë europiane financon një projekt për afrimin e shqiptarëve dhe serbëve nuk mund të ftonte për debat një herë Fatos Lubonjën dhe herë tjetër Mustafa Nanon (me tiranda) përballë një intelektuali beogradas, por mund të realizonte një ballafaqim më dinjitar shkrimtarësh mes Ismail Kadaresë dhe një homologu serb ose një dialog diplomatësh mes Shaban Muratit dhe një publicisti nga vendi tjetër. Sepse duhet thënë që nga këto ballafaqime nuk kanë përfituar as serbët dhe as shqiptarët, pasi dialoguesit shqiptarë janë shpërvjelur më keq se lypsarët e padinjitetshëm që s’thonë asgjë, por përsërisin teza të kahershme serbe që raca serbe është lartësore dhe këta shqiptarët andej kufirit, sipas kryeministres aktuale Bërnabiç, janë të ardhur prej malit.

Në 30 vjet tranzicion që s’mund të krahasohen gjithsesi me asnjë vit diktaturë para viteve nëntëdhjetë, përpos shumë ngjarjeve pozitive ka ndodhur megjithatë edhe shumë fenomene të shëmtuara, ku më kryesorja është që politikanë, bisnemenë, drejtues mediash kanë fituar pasuri marramendëse, përfshi edhe peqinsin e marrëdhënieve me publikun të Rilindjes Alfred Peza. Nuk dua të flas për të gjithë pasuruesit e paligjshëm të këtyre tri dekadave, por dua të them diçka për kritizerët e mediave të një kryeministri që ka thyer të gjitha rekordet e papërgjegjshmërisë, pra të Edi Ramës që ankohen për mbyllje të emisioneve të tyre gjoja investigativë: rrini urtë sepse ka qenë ky kryministër që u ka dhënë shumë jo nga pasuria por nga posti i vet.

Për të mos u zgjatur në shumë shembuj, unë ende nuk e kuptoj se si një drejtor televizioni kombëtar që rreket të ruajë pavarësinë televizive dhe operacionin shëndetësor ia paguan qeveria, një drejtuese e emisionit ‘Shqyer’ do të ruaj integritetin e institucionit të pavarur duke qenë njëherësh anëtare bordi në një strukturë shtetërore apo një tjetër moderator i “Trap shfaqjes” është po ashtu anëtar bordi i agjencisë së mbështetjes së shoqërisë civile. Në këtë rast por edhe në të tjera qeveria, edhe ajo e juntës, ka të drejtë të fshijë prapanicën me emisionet, pavarësinë dhe opinionet e tyre./Alb-Spirit.com

Share: